“Politika e papërgjegjshme që zbaton Izraeli në Jerusalem shkakton më shumë tension dhe konflikt dhe mbjell farën e një përplasjeje fetare me ecuri të pakontrollueshme”, u shpreh Bin Hilli.

Izraeli e ka kthyer rajonin në një krater vullkani që është gati të shpërthim,- cilësoi Bin Hilli dhe e paralajmëroi Izraelin për të mos nxjerrë ligje të tjera ushtarake për banorët myslimanë dhe të krishterë të Jerusalemit dhe të mos sjellë praktika represive. Këto janë pjesë e planit për të forcuar politikën e vendit për kolonitë çifute në Jerusalem, për të ndryshuar strukturën demografike dhe gjeografike si dhe për të ndarë Jerusalemin nga Palestina,- shtoi ai.

Bin Hill kërkoi nga shoqëria ndërkombëtare dhe në veçanti nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së që të reagojnë urgjentisht për parandalimin e krimeve dhe terrorit sistematik të Izraelit dhe kolonëve çifutë.

Të hënën një grup kolonësh izraelitë të mbrojtur nga policia e Izraelit kishin hyrë në oborrin e Xhamisë al-Aksa.

Edhe të dielën me qindra kolonë çifutë kishin hyrë nën mbrojtjen e policisë izraelite në oborrin e Xhamisë al-Aksa duke parashtruar si pretekst ditën e zizë e quajtur “Tisha BeAv”, ku evokohet prisha e faltorja e Sulejmanit.

Administrata izraelite që nga viti 2003 e këtej kolonët çifutë nën mbrojtjen e policisë i lejon të hyjnë ne oborrin e Xhamisë al-Aksa dhe herë pas herë vendos kufizime në moshë për myslimanët që vijnë në xhami për të falur namazin.

Shumë organizata dhe politikanë radikalë izraelitë bëjnë thirrje për të lejuar që Xhamia al-Aksa të përdoret edhe nga besimtarët hebrenj, pasi këta besojnë që këtu gjendet një tempull çifut, i cili është shembur dy herë më parë.

4 COMMENTS

Comments are closed.