OPINION/ANALIZË Politika

Lista e makthit, gjyqtarët e prokurorët që rrezikojnë shkarkimin pas Besnik Imerajt

Kolegji i Apelimit mesazh përvëlues njerëzve të drejtësisë dhe politikës, Vetingut në duart e SHBA-BE, asnjë i korruptuar nuk i shpëton shkarkimit në shkallën e dytë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi dje të shkarkonte përfundimisht nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë Besnik Imerajn, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, sidomos në emër të bashkëjetueses së tij. Imeraj bënte pjesë tek ata gjyqtarë që janë konfirmuar më parë në detyrë nga Komisioni i parë i Vetingut, KPK. Ky është vendimi i tretë i Kolegjit të Apelimit që godet fort KPK. Më parë, Kolegji i Apelimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Deden dhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Antoneta Sevdarin, të cilët ishin lënë në detyrë nga KPK. Me vendimin e djeshëm, Kolegji i Posaçëm i Apelimit i ka dhënë një mesazh të qartë jo vetëm KPK, që nuk duhet të operojë me dy standarde siç bëri me Donika Prelën, por edhe politikës, duke konfirmuar se asnjë gjyqtar dhe prokuror abuzues nuk i shpëton shkarkimit dhe se në lojë janë SHBA-BE.

Ashtu si Bashkim Dedja, Antoneta Sevdari dhe Besnik Imeraj, janë edhe 13 gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, të cilët presin vendimet e Kolegjit të Apelimit për fatin e tyre. Që të gjithë këta janë lënë në detyrë nga Komisioni i parë i Vetingut, por Komisioneri Publik dhe në disa raste Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar që ata të shkarkohen nga detyra. Në listë është edhe ‘peshku i madh’ i drejtësisë Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë. SHBA-BE në Operacionin Ndërkombëtar i Monitorimit kërkojnë që Zaganjori të largohet nga drejtësia pasi ka nuk justifikon pasurinë. Pjesë e listës është edhe Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve në pritje të Vendimit të Kolegjit

 

  1. Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda
  2. Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë
  3. Dritan Peka, drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit
  4. Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë i Prokurorisë
  5. Arben Dollapaj, anëtar i Këshillit të Lartë i Prokurorisë
  6. Gentjan Osmani, anëtar i Këshillit të Lartë i Prokurorisë
  7. Adnand Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme
  8. Besnik Muçi, prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë
  9. Artur Malaj, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë
  10. Nertina Kosova, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda
  11. Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë
  12. Astrit Faqolli, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
  13. Alma Brati, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com