Qendra studimore kanadeze Global Research publikoi sot një listë me përkrahësit ndërkombëtarë të ISIS-it.

Në krye të kësaj liste ndodhen shtatë vende si Arabia Saudite, Turqia, Katari, Anglia, Franca, SHBA dhe Izraeli. Sipas këtij raporti, në vitin 2006 Amerika i dha dritën e gjelbër Arabisë Saudite për të krijuar grupin terrorist ISIS në Irak me qëllim pengimin e afrimit të marrëdhënieve mes Irakut dhe Iranit. Në vitin 2011, Arabia Saudite nxiti revoltat e armatosura në qytetin Dara të Sirisë duke përkrahur me armatime dhe para rebelët e armatosur. Qendra studimore kanadeze Global Research raporton se Turqia në koordinim me Arabinë Saudite ka shërbyer si një pikëkalimi e sigurtë për anëtarët e grupeve terroriste ISIS dhe Al Nusra për tu futur në territorin sirian. Në vitin 2013, edhe Katari mori përsipër përkrahjen me armë dhe financa të grupit terrorist Fronti Al Nusra. Armë dhe para për terroristët në Siri kanë dërguar edhe Amerika, Franca, Anglia dhe regjimi i Izraelit, i cili u ka ofruar edhe shërbime mjekësore terroristëve në Siri. Sipas qendrës studimore kanadeze Global Research, të gjitha armët që Amerika u ka dhënë të ashtuquajturve “rebelë të moderuar” kanë përfunduar në duart e terroristëve të ISIS dhe Al Nusras./ Global Research

6 COMMENTS

Comments are closed.