Lituania ka përditësuar broshurat e mbrojtjes civile duke u thënë qytetarëve se çfarë duhet të bëjnë në rastin e një pushtimi rus. Ato përfshijnë seksione të mëdha mbi teknikat e mbijetesës dhe paralajmëron se Rusia nuk do të hezitojë të përdorë forcën ushtarake kundër fqinjëve të saj.

Dhjetëra mijëra kopje të udhëzuesëve 75 faqesh janë shpërndarë kudo, shkruan “BBC”.

Madje qeveria ka hapur një linjë telefonike për qytetarët që të raportojnë mbi këdo se dyshojnë se është spiun.

“Çdo qytetar lituanez mund të bëhet objektiv për spiunazh”,- tha Darius Jauniskis, kreu i departamentit të sigurisë shtetërore.

Marrëdhëniet e Rusisë me fqinjët e saj baltik janë përkeqësuar që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina.

10 COMMENTS

Comments are closed.