Amerikanët votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara. Dy kandidatët në garë u paraqitën pranë qendrave zgjedhore të shoqëruar nga familjarët e tyre. E para ishte kandidatja demokrate, Hillary Klinton, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj ish-presidenti Bill Klinton që iu drejtuan qendrës në Chappaqua, pranë banesës së saj në veri të Nju Jorkut. Qendrat u hapën në orën 6 të mëngjesit me orën lokale (12 me atë evropiane) në 9 shtete të bregut lindor. Rezultatet e para të zgjedhjeve pritet të dalin të mërkurën rreth orës 6-të mëngjesit, me orën evropiane.

https://youtu.be/y60wDzZt8yg

https://youtu.be/1YnlX4CkPDY