LSI, e ashpër ndaj Lu dhe Vlahutin, “Të huajt, cilëtdo qofshin, nuk mund të sillen si pushtues”

“Të huajt cilëtdo qofshin nuk mund të sillen si pushtues”. 
Kështu ka shkruar pak minuta më parë, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Duke iu referuar thirrjeve të Lu dhe Vlahutin, bërë njëzëri, që për kryeprokurorin e ri të ndiqen propozimet e EURALIUS dhe OPDAT, z. Vasili thotë se:
“Çdo devijim nga Kushtetuta rrënon Reformën në Drejtësi”.

“Kanabizohet reforma ne drejtesi.
Thirrjet per konsensus te nates se fundit jane shume te vonuara dhe sherbejne vetem si alibi e kapjes se drejtesise.
Zbatimi i reformes ne drejtesi ka hyre ne rrugen shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit.
Qe demonton shtetin e se drejtes dhe instalon nje pushtet te kriminalizuar te antiligjit.
Reforma ne drejtesi eshte e qarte,e zeza mbi te bardhe, ne kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqiperise. 
Dhe duhet zbatuar pa levizur asnje presje.
Cdo devijim nga kushtetuta rrenon reformen ne drejtesi e kthen ate ne nje antireforme. 
Dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.
Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesise nga kanabisi i kryeministrit.
Ka vetem nje kushtetute, dhe as kuvendi dhe asnje mision i huaj nuk kane as me te voglen mundesi ta tjetersojne dhe interpretojne. 
Pasi kushtetuta nuk jua jep kete te drejte.
Shqiperia eshte republike kushtetuese dhe jo republike e kanabisit.
Po, kryeministri, qeveria dhe kushdo tjeter…..qe kerkon te shkelet kushtetuta eshte si ata”.
 
07.12.2017
www.Lajm-Shqip.com