Donald Tramp është gati të udhëheqë Perëndimin në fazën e tretë dhe më të errët të përpjekjes së tij 15-vjeçare për të neutralizuar kërcënimin e ekstremizmit islamik. E para ishte iniciativa e lirisë nga Xhorxh Bush, i cili parashtroi se liberalizimi politik në autokracitë e kalbura të Lindjes së Mesme do t’i japë fund rekrutimit të terroristëve. E dyta ishte politika e angazhimit nga Barak Obama, i cili u betua se dialogu me respekt dhe vëmendje ndaj kërkesave të muslimanëve për drejtësi – mbi të gjitha për palestinezët – do ta bëjë Perëndimin një objektiv më pak bindës.

Të dyja u gjykuan gjerësisht si dështime. Tani presidenti i ri do të përqafojë qasjen se Bushi dhe Obama përjashtuan në mënyrë të qartë e kundërproduktive: konfliktin civilizues.

Konturet e asaj që mund edhe të quhet kryqëzata e Trampit gjenden lehtë në retorikën e Stephen K. Bannon, Majkëll T. Flynn, Jeff Sessions dhe të emëruarve të tjerë të Trampit. Ata përshkruajnë një “histori të gjatë të luftës Judeo-Kristiane Perëndimore kundër Islamit”, siç Bannon e quan atë, ose “një luftë botërore kundër një lëvizjeje masive mesianike të njerëzve të këqij,” ashtu si Flynn, këshilltari i ardhshëm për sigurinë kombëtare, ka shkruar.

Bushi dhe Obama kanë qenë të kujdesshëm për të dalluar terroristët e al-Kaedës dhe të shtetit islamik nga vetë Islami, të cilën e përshkruajnë si një fe të madhe të denjë për respekt. Por jo Flynn. Islami, ka thënë ai, është një kancer, një lëvizje politike e maskuar si një fe dhe produkt i një kulture inferiore. “Unë nuk besoj se të gjitha kulturat janë moralisht ekuivalente, dhe unë mendoj se Perëndimi, dhe sidomos Amerika, është shumë më e civilizuar, shumë më etike dhe morale”, argumentoi ai në një libër të botuar këtë vit.

Çfarë mund të thotë kjo në praktikë? Për fushëbetejat e Lindjes së Mesme, shumë pak. Ekipi i Trampit është e sigurt se do të vazhdojë me ofensivat e vazhdueshme kundër Shtetit Islamik në Irak, Siri dhe Libi. Duke pasur parasysh se ata duken të ngadaltë në sukses, Flynn dhe sekretari i ardhshëm i mbrojtjes James N. Mattis, nuk kanë gjasa për të ndryshuar qasjen e Obamës për mbështetjen e forcave lokale, në vend të angazhimit të një numri të madh trupash të SHBA-së. Administrata e re do të kërkojë mënyra të bujshme për të sfiduar Iranin, por nuk ka gjasa për ta bërë këtë në vendin ku do të kishte më shumë rëndësi: në Siri.

Konflikti qytetërues i Trampit nuk do të përjetohet nga milicitë shiite apo terroristët sunitë – të cilët me siguri do ta mirëpresin atë – por nga qytetarët mesatarë në të gjithë botën muslimane. Kjo, pas shtimit të mbështetjes amerikane ndaj diktatorëve dhe monarkëve që janë gjykuar nga Trampi si aleatë taktikë në luftën e civilizimit.

I pari në mesin e këtyre do të jetë Abdel Fatah al-Sissi i Egjiptit, i cili është lavdëruar nga Trampi dhe ndihmësit e tij për (gjoja) luftim ndaj xhihadistëve duke kërkuar “reformimin” e Islamit. Në tre vitet e sundimit më të ashpër që vendi i tij ka njohur në të paktën një gjysmë shekulli, Sissi ka shkatërruar ekonominë duke shkatërruar një shoqëri civile laike dikur shumë energjike. Por diktatori gjithnjë e më i papëlqyeshëm është duke u dukur shpejt si aleati kryesor i Trampit në rajon, i ftuar tashmë për të vizituar Shtëpinë e Bardhë, pasi Obama mohoi atë.

Regjimet e tjera autokratike mund t’i përulen në heshtje strategjisë së Trampit, pavarësisht kastit të tij anti-islamik. Arabia Saudite dhe monarkitë e tjera do të mirëpresin armiqësinë e rritur të SHBA-së ndaj Iranit, si dhe ndaj Vëllazërisë Muslimane; Bahreni, bazë për flotën e Pestë të SHBA-së, në Gjirin Persik, e sinjalizoi shpejt nderimin e tij, duke organizuar një festë kombëtare ditore në hotelin e ri të Trampit, Pennsylvania Avenue.

Evropianët do ta ndjekin gjithashtu. Qeveritë e djathta në Hungari dhe Poloni janë tashmë duke brohoritur retorikën anti-muslimane të Trampit; më i moderuari prej dy kandidatëve kryesorë për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Francës, François Fillon, ka shkruar një libër me titull “Të konkurrosh Totalitarizmin Islamik.” Edhe Anxhela Merkel e Gjermanisë, mbrojtësja më e shquar e vlerave liberale demokratike, u ndje e detyruar për të mbajtur një qëndrim anti-islamik javën e kaluar, duke propozuar një ndalim të grave gjermane që veshin burka.

Nuk është e vështirë për të parashikuar pasojat e kësaj lëvizjeje. Muslimanët të cilët përbuzin xhihadistët dhe shpresojnë të modernizojnë vendet e tyre me tregjet e lira dhe institucionet demokratike, do të tjetërsohen nga partnerët e tyre të mundshëm perëndimorë. Shteti Islamik dhe al-Kaeda, të cilët kanë promovuar së bashku idenë e luftës civilizuese me Perëndimin, do të fitojnë rekrutë të rinj, si në Lindjen e Mesme dhe në mesin e muslimanëve perëndimorë. Regjimi i Sissit përfundimisht do të shkërmoqet nga korrupsioni dhe paaftësia, në qoftë se arrin të shmangë një rebelim popullor.

Bushi dhe Obama u përpoqën të transformonin Lindjen e Mesme muslimane, apo marrëdhëniet e SHBA-së me të, dhe dështuan. Qëllimi i Trampit do të jetë izolimi dhe shtypja e rajonit dhe fesë së tij. Rezultati më i keq i parashikueshëm është që ai të ketë sukses. / Gazeta Impakt

Burimi: The Washington Post

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 95060 additional Information on that Topic: epavarura.com/lufta-e-ardhshme-e-trampit-kunder-islamit/ […]

Comments are closed.