Lufta e Shteteve të Bashkuara ndaj Islamit është pjesë e axhendës së saj imperialiste e cila po implementohet në mbarë botën, sipas Stephen Lendman, një shkrimtar amerikan, analist politike dhe drejtues radioje.

“Amerika ka qenë në luftë me Islamin për shumë, shumë vite… por që me rënien e Komunizmit në 1991, lufta ndaj Islamit filloi të ishte intensive për një arsye kryesore: E vetmja mënyrë që Amerika mund të ndjekë axhendën e saj imperialiste dhe ta bëjë publikun amerikan ta pranojë atë dhe të ashtëquajturit aleatët e saj nga NATO dhe vendet e tjera, është të bindë njerëzit që ka një kërcënim që Amerika duhet t’i bëjë ballë për të qenë ne të sigurtë,’ tha Lendman për Press TV të enjten.

“Publiku, aspak i zgjuar, nuk po e kupton që kërcënimi i vetëm vjen nga autoritetet nga Uashintoni dhe partnerët imperialist dhe sigurisht jo nga njerëzit e vendeve apo feve të tjera, siç pretendojnë ata,” tha ai.

“Kur sulmon myslimanët, ti sulmon Islamin. Kushdo që di diçka rreth feve të mëdha, di se Islami, Krishtërimi, Judaizmi kanë rrënjë të përbashkta dhe bazat e parimeve ku ata besojnë gjithashtu,” theksoi ai.

Javën e shkuar, një burrë amerikano-libanez në shtetin e Oklahamës u qëllua dhe u vra nga një komshi i cili ishte akuzuar për përdorim dhune dhe shpifje kundër-myslimanëve për vite me radhë kundër familjes së burrit.

Policia tha se Khalid Jabara, 37 vjeç, u vra në shtëpinë e tij në Tulsa të premten nga 61 vjeçari Stanley Majors. Është ironike. Jabara nuk ishte as mysliman, por një i krishterë me origjinë nga Libani.

Lendman tha, “Asnjëherë nuk ke për ta ditur se si poshtërohen myslimanët në Amerikë, dhe sidomos jo që në 1991 por veçanërisht që në 11/9, kështu që 15 vitet e fundit me luftra njëra pas tjetrës, gjithmonë duket të jetë kundër vendeve myslimane.”

“Mos do të thuash që myslimanët janë të vetmit të këqinjtë në botë? Përderisa kjo punë vazhdon, dhe amerikanët janë të bombarduar me të ashtëquajturin kërcënim terrorist në Amerikë – unë e shikoj atë të drejtuar nga myslimanët si të këqinjtë të cilët po e bëjnë këtë,” tha ai.

“Gjithë këto dokrra, gënjeshtra të mëdha, propoganda, dhe ju vazhdoni t’i përsërisni këto mjaftueshëm dhe njerëzit i besojnë ato dhe përfundojnë me incidente si … një burrë i cili nuk kërcënoi askënd,u gjet i vrarë pa asnjë arsye,” tregoi ai./ Gazeta Impakt

11 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 62637 more Information to that Topic: epavarura.com/lufta-e-shba-se-ndaj-islamit-eshte-pjese-e-axhendes-se-saj-imperialiste/ […]

Comments are closed.