Poligamia është e paligjshme në shumë vende të botës, por rabinët në Izrael e kanë miratuar një praktikë të tillë për të kundërshtuar kërcënimin demografik që vjen nga popullata arabe që jetojnë në Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze.

Kanali tv izraelit Channel 10, ka publikuar praktikat e miratuar nga rabinën që kanë inkurajuar në mënyrë aktive për të lehtësuar poligaminë me pretendimin se kjo do t’u japë avantazh judenjve në garën demografike me arabët. Poligamia është martesa e një burri me shumë gra.

Një rabin i cili ka qenë i martuar për 26 vite me një grua, është filmuar nga një gazetar në mënyrë të fshehtë duke bindur një femër tjetër për t’u bërë gruaja e tij e dytë.

Ata e mbështesin edhe fenë e tyre këtë praktikë, duke e konsideruar si një mitzvah (urdhër fetar). Më pas rabini i dërgoi një letër gazetarit ku i thoshte se kjo ishte një praktikë e lejuar dhe se ishte lejuar edhe nga kreu i rabinëve Shlomo Amar.

3 COMMENTS

Comments are closed.