Pasojat e tmerrshme të veprimtarisë mafioze të tre bandave politike që sundojnë dhe vjedhin Shqipërinë prej tre dekadash. Mbushja e administratës me dashnore dhe skllevërit partiakë sjell dëm katastrofik  

Kontrolli i Lartë i Shtetit konfirmon edhe një herë se tre bandat e organizuara PS-PD-LSI janë e keqja më e madhe për kombin shqiptar. Tre bandat, të cilat në të vërtetë janë një, por ndarja është bërë formalisht për efekt sundimi, ka 30 vjet që plaçkisin dhe sundojnë Shqipërinë, duke u alternuar në pushtet dhe duke u mbrojtur nga ndëshkimi. Ato vjedhin dhe mbajnë peng të ardhmen e vendit, ndërsa herë pas here krijojnë edhe kriza politike, duke akuzuar njëra-tjetrën si përgjegjëse. Në këtë mënyrë, tre bandat vijojnë të mbajnë të përçarë shqiptarët dhe të mpijnë mendjen e tyre, si rruga e vetme për të vijuar sundimin dhe vjedhjen. Shpresa e vetme për fundin e tre bandave është vetëm vetëdijesimi dhe dalja nga narkoza e shumicës së shqiptarëve. Por, deri atë herë pasojat e veprimtarisë mafioze të tre bandave do të jenë katastrofike.

Vetëm lufta mes tre bandave për administratën, e quajtur ndryshe tepsi nga vetë Edi Rama, u kushton shqiptarëve mbi 20 miliardë lekë në vit. Kur tepsinë e merr njëra bandë, largon skllevërit e bandës tjetër dhe emëron të vetët. Ndërkohë që drejtuesit e bandës fusin në tepsi edhe dashnoret dhe familjarët e tyre. Ata që largohen fitojnë gjyqet nëpër gjykata për kthim në punë dhe të drejtën për t’u paguar. Vendet janë të zënë dhe kështu shqiptarët për një vend pune, paguajnë dy deri në pesë veta. E gjithë kjo veprimtaria mafioze e tre bandave rëndon mbi xhepat e qytetarëve shqiptarët, pasi paratë e tyre përbëjnë buxhetin e shtetit. E keqja tjetër konsiston në faktin se askush nuk mban përgjegjësi për këtë dëm.

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se kostoja e kësaj maskarade është 20 miliardë lekë çdo vit. “Vendimet gjyqësore për largim nga puna vazhdojnë të krijojnë efekte negative për Buxhetin e shtetit, mbi 2 miliardë lekë çdo vit, (20 miliardë të vjetra), duke mos marrë masat e duhura nga institucionet buxhetore për sistemimin e gjyq fituesve pavarësisht vendeve vakante dhe lejuar akumulimin e pagave të pagueshme për çdo pozicion pune.

KLSH ka konstatuar se në vendimet gjyqësore të formës së prerë nuk raportohen dhe nuk deklarohen si shpenzim në kundërshtim me nenin 61 të Ligjit nr.9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Kjo krijon kushtet për akumulimin e kamatëvonesave si pasojë e vonesës në shlyerjen e tyre, nënvlerësimin e shpenzimeve të vitit dhe deficitit të vitit buxhetor, pagesën e tarifave përmbarimore si pasojë e mosekzekutimit vullnetar të vendimeve dhe thyerje të radhës së shlyerjes së vendimeve dhe selektivitet në përzgjedhjen e vendimeve për pagesë (mosrespektimi i FIFO)”./Pamfleti

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com

4 COMMENTS

Comments are closed.