Luleshtrydhet janë fruti i preferuar për shumëkënd, por a e dinit që përveç shijes të mirë ato mund të bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj?

Sipas ekspertit amerikan të dietave Nigel Denby, luleshtrydhet vetëm që janë mbrojtëse për zemrën, anti-inflamatore dhe kanë veti anti-kancer.

Përveçse të ëmbla dhe të lëngshme, ato përmbajnë më shumë vitaminë C se portokallet.

Luleshtrydhet janë përdorur që në lashtësi për të pastruar sistemin e tretjes, sepse përmbajnë edhe fitonutrien – përbërës mbrojtës të cilët kanë shumë efekte të mira shëndetësore.

“Ato radhiten si një nga ushqimet më të shëndetshme të botës”, tha Denby i cili shtoi se luleshtrydhet janë të pasura me anti-oksidantë të cilët është zbuluar se ngadalësojnë rritjen e tumoreve.

Përveç kësaj, sipas një studimi të publikuar në “Arkivat e Okulistikës” të hash tre ose më shumë porcione luleshtrydhe, reduktohet rreziku nga dobësimi i shikimit për 36%

The post Luleshtrydhet, vetitë kuruese të këtyre frutave të shijshme appeared first on Shëndeti.

2 COMMENTS