Bekim Protopapa u la në “burg pa afat” nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai u arrestua dy ditë më parë nën akuzën për tërrorizëm, së bashku me tre persona të tjerë. Protopapa punonte si mjek në Reç të Malësisë së Madhe. Nëna e tij i ka hedhur poshtë akuzat se djali i saj bashkëpunon me ISIS, duke rekrutuar luftëtarë dhe duke bërë propagandë. “Pyesni fshatarët se sa i ndihmon. Shkoni në Reç. Natën u shkon atje kur kanë nevojë. Fëmijët i kanë sjellë t’ua vizitojë, ka mbaruar shkëlqyer shkollën e lartë dhe ka ikur nga Tirana në Reç nuknuk shkon askush. Dhe të ma marrin çunin këta…” u shpreh ajo për gazetarët para Gjykatës së Krimeve të Rënda.