Të gjithë e dimë se manikyrin nuk duhet ta aplikomë shumë shpesh, pasi thonjtë tuaj fillojnë të thahen dhe marrin ngjyrë të verdhë. Por kjo nuk është një thirrje për të braktisur mankyrin thjesht ju duhet të dini efektet negative të përbërësve së tij.

Rreziku i manikyrit tek thonjtë qëndron tek toksinat e tij. Ata përmbajnë  disa përbërës të dëmshëm si:

  • Toluen- tretës që ju jep thonjve fund të lëmuar dhe ruan pigmentin. Ai mund të ndikojë në sistemin nervor qëndror. Gjithashtu shkaktohen përzjerje, dhimbje koke, dobësi.
  • Formaldehyde- është një gaz i tejdukshëm, i cili zgjat qëndrimin e manikyrit në thonjtë tuaj, por mund të jet i rrezikshë nëse vuani nga alergjitë, pasi mund të acaroj lëkurën anash thonjve dhe të shkaktojë djegie kimike. Në rastet më të rënda ky përbërës mund të shkaktojë sëmundje të zemrës dhe kancer.
  • Dibutyl Phthalate- përdoret si aromatizues, por përdorimi i tij mund të shkaktojë ç’rregullime në sistemin endokrin, si dhe sëmundje gjinekologjike.

Por si mund ta zgjidhni manikyrin pa dëmtuar shëndetin tuaj?

Ju duhet të lexoni përbërësit në paketimin e tij dhe duhet tu kushtoni rëndësi disa simboleve.

Në shishet e manikyrit ka shenja të veçanta:

  • “5-Free” tregon se manikyri nuk përmban Formaldehyde, Toulen dhe Dibutil Phthalat, camphor, Formaldehyde resins.
  • “3-Free” tregon se manikyri nuk ka Formaldehyde, Toulen, Dibutil Phthalate.

Duhet të keni parasysh se duhet ti kushtoni rëndësi shëndetit tuaj dhe  këtë e keni vet ju në dorë./Blitz.al/

3 COMMENTS

Comments are closed.