Gatime LIFESTYLE Shëndeti

Maqedoni: Zgjedhjet e parakohshme, partitë ‘nisin’ fushatën

Pa kaluar 24 orë nga vendimit të liderëve politik për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partitë në Maqedoni kanë nisur jozyrtarisht fushatën, thotë Alsat.
Në konferencat e tyre për shtyp, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja ftuan qytetarët të votojnë politikat e tyre dhe përpara kohe, e konsiderojnë veten fituese të zgjedhjeve që do të mbahen.
Nga partia e kryeministrit Zoran Zaevit thonë se akoma nuk kanë vendosur asgjë lidhur me emrin e kryeministrit teknik.
“Kemi kohë për këtë. Sa ka përfunduar takimi i liderëve dhe me siguri do të realizohen të gjitha procedurat partiake si seancë e kryesisë qendrore.
Sapo të kemi një vendim, do të informoheni në kohë”, ka deklaruar Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.
As VMRO-DPMNE-ja nuk pranon të ketë në tavolinë emra konkret të cilët do të vinë në postin e ministrit të brendshëm ose ministrit për punë dhe politikë sociale.
Sipas Kodit Zgjedhor, përveç këtyre dy dikastereve, opozitës i takojnë edhe postet e tre zv.ministrave. VMRO-DPMNE-ja thotë se mbetet e hapur për bashkëpunime dhe koalicione edhe me parti të tjera, përfshirë edhe ata shqiptare. Kabineti i ri qeveritar teknik duhet të kompletohet më 3 janar, 100 ditë përpara zgjedhjeve të cilat, në bazë të marrëveshjes së liderëve, pritet të mbahen më 12 prill.
Deri në janar duhet të ketë dhënë dorëheqjen dhe Zaevi. Dy emrat e përfolur deri tani si personat që mund të zënë postin e tij janë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe ministri i Brendshëm Oliver Spasovski./Tch
Shperndaje lajmin Maqedoni: Zgjedhjet e parakohshme, partitë ‘nisin’ fushatën appeared first on KosovaPost.