Duke kryesuar në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2002, demokratët patën një shumicë me vetëm një vend më tepër në Senatin amerikan. Të dyja palët luftuan dhëmb për dhëmb për të mbrojtur vende ekzistuese dhe të fituar të reja, dhe ndoshta askund nuk u garua më ashpër se në Nju Hempshajër, midis guvernatores demokrat Xhin Shehan dhe përfaqësuesit republikan, Xhon Sununu.

Ndërsa zgjedhjet po afronin, Sheehan dhe Sununu po rivalizonin me vetëm disa pikë përqindjeje diferencë nga njëri-tjetri, çka do të thoshte se operacionet e “Marrjes së Votës” nga të dyja palëve në ditën e zgjedhjeve do të bënin ndryshimin. Fushata më e rëndësishme e demokratëve u bazua rreth një fushate thirrjesh telefonike nga anëtarësia partiake dhe disa sindikata, të cilët do t’u bënin thirrje mbështetësve të Sheehan për t’u siguruar që ata të dilnin në votime.

Por ditën e zgjedhjeve, operacionet e demokratëve u ndëprenë, kur linjat e tyre telefonike u bllokuan në mënyrë të dyshimtë. Kur linja rifilloi të funksiononte, fushata e Sheehan kishte humbur shumë terren. Policia hapi një hetim, dhe zbuloi një mashtrim të pisët që do të çonte në burg disa zyrtarë lokalë republikanë. Hetuesit mësuan se Çak Mekgi, drejtori i Partisë Republikane në Nju Hempshajër, kishte bashkëpunuar me strategun republikan Alen Rejmond, për të punësuar një firmë telemarketingu për bllokimin e linjave telefonike të demokratëve. Mekgi dhe Rejmond u dënuan me disa muaj burg.

Drejtori rajonal i Partisë Republikane, Xhejms Tobin, u padit gjithashtu dhe dënua për komplot, por pasi Partia Republikane shpenzoi më shumë se 6 milionë dollarë garanci, dënimi i tij u rrëzua në apel. Sa i përket zgjedhjeve, skema e bllokimit të telefonave e ndihmoi Sununu-n të arrinte një fitore me 19.000 vota diferencë ndaj kundërshtares së tij. Por Sheehan do të rrikthehej në skenë në vitin 2008, kur ajo mundi me shkathtësi Sununu në një garë të dytë për zgjedhjet në Senat.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: epavarura.com/marifetet-e-ndyra-ne-zgjedhjet-amerikane-bllokimi-telefonave-te-demokrateve-ne-zgjedhjet-e-2002-shit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 12281 more Information to that Topic: epavarura.com/marifetet-e-ndyra-ne-zgjedhjet-amerikane-bllokimi-telefonave-te-demokrateve-ne-zgjedhjet-e-2002-shit/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: epavarura.com/marifetet-e-ndyra-ne-zgjedhjet-amerikane-bllokimi-telefonave-te-demokrateve-ne-zgjedhjet-e-2002-shit/ […]

  4. … [Trackback]

    […] There you can find 31497 more Information on that Topic: epavarura.com/marifetet-e-ndyra-ne-zgjedhjet-amerikane-bllokimi-telefonave-te-demokrateve-ne-zgjedhjet-e-2002-shit/ […]

Comments are closed.