Marrëdhëniet turko-ruse forcohen sërish

7
41

Vazhdon procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Rusisë, pas fundit të krizës rreth njëvjeçare për shkak të rrëzimit nëntorin e kaluar të një avioni luftarak rus në kufirin me Sirinë.

Javën e parë të dhjetorit Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) do të takohet në Moskë me homologun e tij rus, Medvedev. Në takim do të bisedohet për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ku një vend të veçantë do të zërë çështja e turizmit. Një çështje tjetër në tavolinë do të jetë edhe situata në Siri.

Gjatë vizitës në Rusi, Jëlldërëm do të shoqërohet nga një delegacion i madh biznesmenësh.

Kjo vizitë do ti shërbejë edhe mundësisë së mbajtjes së një takimi të ri në janar ndërmjet Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentit rus Vladimir Putin, të cilët muajin e kaluar morën pjesë në një ceremoni organizuar në Stamboll për nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e gazsjellësit strategjik “Rrjedha Turke”.

Google search engine

7 COMMENTS

Comments are closed.