Marrja e pasaportës shqiptare, Haradinaj: e pranova si nder, jo për të udhëtuar

16

Politika shqiptare, si presidenti Meta ashtu edhe kryeministri Rama nuk mbështetën kërkesën e Thaçit që kosovarët të pajisen me pasaporta, duke thënë se heqja e izolimit për kosovarët duhet të vije nga BE-ja, por ata e ç’izoluan kryeministrin Haradinaj dhe familjen e tij duke i dhënë pasaportën shqiptare.
Kjo ngjalli jo pak reagime në Kosovë, jo vetëm për faktin se ka marrë Ramushi pasaportën, se të tillë e kanë edhe shumë politikan kosovarë tjerë, por se e morri pak ditë pasi ju refuzua viza nga Amerika.
Dhe Haradinaj në një konferencë për media është munduar ta arsyetojë marrjen e pasaportës duke thënë se e ka marrë për nder, pasi për të udhëtuar e ka pasaportën diplomatike.
“Vendimin për shtetësi ka qenë një dekret i ish presidentitt Nishani nuk e kam kërkuar unë. Më fakt nuk e përdori për udhëtim, sepse e kam pasaportën diplomatike të Kosovës, nuk e di a do ta përdori ndonjëherë. Shqetësimet për lëvizje i kemi të gjithë edhe unë e kam këtë shqetësim që të vijnë deri te dita e liberalizimit, e vërtetë që është edhe e demarkacionit. I kuptoj shqetësimet nuk është zgjidhje për mua me lëviz por është një nder për mua”, deklaroi Haradinaj.
Ndër shumë reagime vlen të përmendet i deputetes Mimoza Kusari-Lila, e cila e ka cilësuar skandaloz veprimin e Haradinajt për marrjen e pasaportës.
“Vetëm mund të paramendojmë si do të dukej sikur një Kryeministër i një vendi tjetër në Evropë të aplikonte për pasaportë të vendit fqinj?!”, ka deklaruar ajo. //

0 Shares
Loading...