Mjeti i dërguar nga NASA për ta eksploruar Marsin në kërkim të jetës ka fotografuar një panoramë të mrekullueshme në planetin e kuq që e tregon atë shumë të ngjashëm me Tokën.

Fotografinë mjeti ‘Curiosity’ e ka bërë më 5 gusht, katër vjet pas aterrimit në kraterin Gale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në të shihet peizazhi i një shkretëtire të ngjashme me atë në jugperëndim të Amerikës. Sipërfaqja që shihet në fotografi është pjesë e një shtrese gjeologjike të quajtur formacioni i Murray, që përbëhet nga depozitat e baltës në shtratin e liqenit.

Në fillim të misionit të tij në Mars, ‘Curiosity’ e arriti qëllimin e tij kryesor kur zbuloi dhe ekzaminoi një mjedis të lashtë të banueshëm.

6 COMMENTS

Comments are closed.