Pajisjet e NASA-s, për të cilat ajo thotë se i ka dërguar në Mars, janë vërejtur në Kanada.

Libri “And I suppose we didn’t go to the moon, either” (Dhe, unë supozoj që as në Hënë kurrë nuk kemi shkuar) ofron dëshmi bindëse se misioni “Apollo” ishte mashtrim dhe se njeriu kurrë nuk ka shkuar, e as që është kthyer nga Hëna.

Tani kemi dëshmi të reja, të cilat konfirmojnë se misioni i vitit 2012, për të dërguar roverët në Mars, në fakt i ka dërguar këto fluturake në ishullin Devon, në Kanada, transmeton gazeta Kosova Sot.

Në Mars, apo në Devon?!

Ekziston një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve të cilët besojnë se roverët e NASA-s kurrë nuk u larguan nga Toka dhe se incizimet dhe fotografitë që, gjoja, dërgohen nga Marsi, në fakt janë bërë në zona të shkreta të planetit tonë. Por, nëse fluturaket e NASA-s nuk gjenden në Mars, ku janë ato atëherë? Pikësëpari, ka dëshmi se fotografitë që i shohim në uebsajtin e NASA-s, të mos jenë bërë nga roverët “Curiosity” dhe “Opportunity”. Ka shumë gjasa që ata roverë tani të gjenden në ndonjë hangar dhe të jenë zëvendësuar nga pajisje të ngjashme, por më të vogla, më praktike. Njëri nga lokacionet në të cilët NASA është duke lozur me këta roverë të vegjël, është ishulli kanadez Devon. Ky është ishulli më i madh, i pabanuar, në Tokë. Në fotografi shihet qartë se baza e NASA-s në Devon, bile edhe pa filtra, duket shumë ngjashëm me ambientin e Marsit. Nëse mendoni se NASA thjesht ka bërë praktikë sesi do të punonte në Mars, atëherë kjo është e pamundur, meqë roverët e vërejtur në Devon janë mostra miniaturale të roverëve të vërtetë dhe me to nuk është njësoj të punohet, sikur me roverët e vërtetë. Këta mini-roverë tanimë kanë filtra në kamerat e tyre, por fotot e bëra nga ta filtrohen edhe një herë, derisa ta marrin ngjyrën e kuqe, false, e cila është aq e njohur për ne.

Marsi nuk është i kuq

Pa të drejtë është menduar se Marsi është planet i kuq, prandaj tani NASA vetëm sa është duke na e ushqyer këtë iluzion. Në internet është publikuar një video, e cila tregon se sa lehtë është që një ambient të bëhet që të duket sikur një ambient i supozuar i Marsit. Autori i videos, Danny Wilten, merr një fotografi të rëndomtë të Tokës, nga Irlanda më saktësisht, ku ka edhe bimë dhe një rrugë, me një kamion të bardhë në të. Për vetëm 5 minuta punë, ai e shndërron këtë ambient në një ambient të kuq, të shkretë, të ngjashëm me fotografitë e NASAs, të cilat ajo i “shet” si foto të Marsit. Tani, vetëm mund të imagjinojmë se çka mund të bëjë një ekspert i fotoshopit, me një fotografi e cila është bërë nga kamerat me filtra.

3 COMMENTS

Comments are closed.