Pjesa më e madhe e autorëve dhe studiuesve që merren me masenorinë, bashkëpajtohen se shumë shoqëri të fshehta, u përfshinë në lëvizjen, e cila çoi përfundimisht në lindjen e komunizmit.

Një nga shoqëritë më të hershme ka qenë “Karbanarët”, ose djegësit e qymyrdrurit, origjina e të cilëve është Italia, e daton që në kohën e mesjetës. Karbanarët pretendonin se kishin nisur veprimtarinë e tyre në Skoci, ku ata bënin jetë të përbashkët, duke djegur drurë për të prodhuar qymyrdruri. Ata krijuan një qeveri të përbashkët, të përbërë nga tre lozha, për çështjet administrative, ligjvënëse dhe gjyqësore. Lozhat drejtoheshin nga Lozha e Lartë, në krye të së cilës ishte një Mjeshtër i Madh, i cili udhëhiqte një formë masonerie primitive. Nën pretekstin e çuarjes së qymyrdrurit për shitje, ata lëviznin lehtësisht, e komunikonin planet e ndërsjella me përkrahësit e tyre. Doktrina antiklerike e Karbanarëve, e njohur me emrin “masoneri e pyllit”, u përhap gjerësisht në Itali, Francë, Gjermani, Poloni, etj. Shumica e studiuesve beson se prejardhja e bolshevikëve dhe e teoricienëve të tyre me bindje komuniste, daton që nga koha e djegësve të qymyrdrurit.

Socializmi antiautoritar i Karbonarëve, Masoneria Mendjendritur dhe grupe të tjera racionaliste dhe humaniste, që lindën dhe u rritën gjatë periudhës së iluminizmit, u bashkuan gjatë periudhës së fillimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, duke rënduar së tepërmi kishën katolike.

Komunizmi si formë e masonerisë, u parapri nga një lëvizje e shoqatave punëtore, e njohur më shumë me emrin “Internacionalja e Parë”, e cila u mblodh në Londër në vitin 1864 dhe shpejt u vu nën udhëheqjen e Karl Marksit. Marksi me prindër që kishin prejardhjen nga një familje e madhe rabinësh çifutë, njihej padyshim me traditat mistike të Toras dhe Kabalas. Për ta frenuar antisemitizmin, Karli dhe babai i tij u pagëzuan në kishën evangjeliste anglikane, dhe u ndikuan së tepërmi nga humanizmi i epokës së iluminizmit. Më vonë Marksi u bë anëtar i një shoqërie të fshehtë, e quajtur “Klubi i Dijetarit” mbushur me njerëz të përkushtuar ndaj Hegelit dhe filozofisë së tij. Disa autorë modernë të konspiracionit, ngrenë pretendimin se përfundimisht Marksi u bë satanik. Kur Marksi u shpërngul në Paris, një vatër e nxehtë e socializmit dhe grupeve ekstremiste, të njohura si grupe komuniste, u njoh e lidhi miqësi me Frederik Engelsin, djalin e pronarit të kamur të një fabrike angleze tekstilesh. Të dy bashkë u bënë komunistë të sprovuar, e për ironi ishte Engelsi, djali i një kapitalisti, ai që do ta ndihmonte financiarisht Marksin, mbrojtësin e klasës punëtore, të botonte librin me tre vëllime “Kapitali”. Engelsi një hegelian i devotshëm kishte përqafuar rrymën e humanizmit socialist, të predikuar nga “rabinët komunistë” dhe “spituralistët utopikë”, të cilët shprehnin haptas armiqësinë kundrejt besimit tradicional të fesë.

Marksi dhe Engelsi u shpërngulën në Londër dhe në vitin 1847, hynë në një shoqëri të fshehtë, e quajtur “Lidhja e së drejtës”, e përbërë kryesisht nga emigrantë gjermanë, shumica e të cilëve ishin anëtarë të arratisur të Mendjendriturve të jashtëligjshëm.

Shpejt grupi ndryshoi emrin në “Lidhja Komuniste” dhe Marksi së bashku me Engelsin krijuan programin e saj “Manifesti Komunist”. Hapat që parashtronte ky program, kishin ngjashmëri të habitshme me “Protokollet e Etërve të Ditur të Sionit”, e studiuesit e konspiracionit hamendësojnë, se ato vijnë nga e njejta origjinë. Më tutje nënvizojnë këta studiues, Internacionalja zor se mund të konsiderohet si diçka tjetër, veçse një masoneri nën një maskim të ri, thënë ndryshe një platformë filozofike e shoqërive moderne të fshehta, e cila bazohej në doktrinat e shoqërive më të hershme të fshehta. Sipas këtij këndshikimi, është i qartë fakti se komunizmi nuk rrodhi vetvetiu nga masat e varfra e të shtypura të punëtorëve, por erdhi si rezultat i intrigave dhe komploteve afatgjata të thurura nga shoqëri të fshehta.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: epavarura.com/masoneria-e-pyllit-si-maske-e-platformes-komuniste/ […]

Comments are closed.