Gazetari Vasko Eftov në emisionin e ardhshëm ka paralajmëruar se pjestarë të organizatës masone së bashku me shërbimet sekrete kanë realizuar dhe planifikuar incidente dhe destabilizim në shumë shtete të ish Jugosllavisë, përfshirë këtu edhe Maqedoninë. I gjithë ky skenarë është hartuar nga masonët dhe shërbimet sekrete siç ndodh tani në Maqedoni.

Eftov madje thotë se shërbimi sekret rus ka përcjellur një top informatë për shtetet e Ballkanit se në Bosnjë, në Republikën Serbe dhe në Maqedoni planifikohen konflikte të armatosura të përgjakshme. Një bashkëbiseduese i emisionit “Në qendër” mes tjerash thotë: “Mua më duket se qëllimi kryesor i Amerikës është që të ndahet Maqedonia. Pra të ndahet Maqedonia”, thekson bashkëbiseduasja.

Ndërkoh gazetari Vasko Eftov në emisionin e tij që do të emetohet në Televizionin Kanal 5, propagandon se kinse në vitin 1993, në Selanik të Greqisë janë mbledhur afro 3 mijë mason të cilët sipas tij kanë vendosur që Maqedonia të mos pranohet me emrin kushtetues në organizatat ndërkombëtare.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që Maqedonia në shumë organizata ndërkombëtare të mos pranohet me emrin kushtetues. “Ai ishte një takim jo formal në Selanik ku kërkohej nga të gjithë masonët të cilët kishin pozicione të rëndësishme dhe mund të sjellin vendime të mëdha që atë ta bëjnë”, ka deklaruar një bashkëbisedues në emisionin “Në qendër” (Vo Centar).

3 COMMENTS

Comments are closed.