Që prej fillimit të vitit 2016, numri i njerëzve të vrarë me armë zjarri në Çikago, kryeqendër e shtetit Illinois, ka arritur në mbi 500 vetë.

Sipas gazetës, Los Angeles Times, vetëm gjatë fundjavës së kaluar, 60 persona janë vrarë në incidente me armë zjarri në Çikago. Sulmet me armë zjarri janë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në SHBA dhe çdo vit mbi 30 mijë amerikanë humbin jetën nga armët e zjarrit. Përpjekjet e administratës Obama për të kufizuar lirinë e armëmbajtjes në SHBA gjithmonë janë bllokuar nga lobet e kompanive prodhuese të armatimeve që kanë ndikim të madh në Kongresin amerikan.

6 COMMENTS

Comments are closed.