Një shtetas amerikan arrin t’i mbijetojë temperaturave të ulëta prej -4 gradë celcius për 24 orë falë qenit të tij, i cili e mbajti ngrohtë gjatë natës dhe lehu për të kërkuar ndihmë për të.

Amerikai nga Miçigani i njohur vetëm me emrin Bob ndodhej i vetëm në fermën e tij, kur doli natën e vitit të ri për të mbledhur dru.
Ai rrëshkiti si pasojë e ngricës dhe nuk mundi të ngrihej më për shkak të frakturave që pësoi në trupin e tij.

“Unë thërrita për ndihmë, por fqinji im më i afërt ndodhej milje larg. Ishte ora rreth 10 e 30 e natës dhe i vetmi që më erdhi në ndihmë ishte qeni im Kelsey” është shprehur Bob.

Kelsey arriti ta mbante ngrohtë dhe zgjuar tëzotin e tij deri mëngjesin e së nesërmes kur Bobot i erdhi në ndihmëfqinji i tij.

“Ajo nuk pushoi së lehuri dhe nuk u largua për asnjë çast nga unë, duke më mbajtur në këtë mënyrë ngrohtë dhe zgjuar. Në mëngjes unë nuk kisha më zë për të kërkuar ndihmë ndërsa ajo vazhdonte të lehte derisa në orën 6 e 30 të mëngjesit të vitit të ri 2017 më gjeti një fqinji im” ka thënë Bob.

Kur ai mbërriti në spital temperatura e trupit të tij ishte vetëm 21 gradë celcius nga 37 që duhet të jetë normalja.
Bobi iu nënshtrua një ndërhyrjeje të lehtë kirurgjikale në qafë, por sipas mjekëve nuk ishte asgjë serioze dhe se ai do ta marrë shpejt veten.

“U jam shumë mirënjohës dy heronjve të mi. Kelsey më mbajti ngrohtë dhe të zgjuar duke lehur gjatë gjithë kohë, kurse doktori Kolen më shpëtoi jetën. Do t’u jem gjithmonë mirënjohës dy heronjve të mi”, ka përfunduar Bob.

1 COMMENT

Comments are closed.