Nga Pirro Prifti

Në një nga shkrimet e fundit të redaktorit të `The Sun` z. Mike Sullivan,  të dt. 2 maj 2016, me titull “Përse Anglia ka frikë të hyjë në BE”, përmënd sekretarin e Shtetit për Drejtëinë të Britanisë së Madhe z. Michael Gove (gjithashtu dhe anëtar i parlamentit Anglez –M.P.), tregohet se ka thënë se: “radhët e bandave shqiptare në Britaninë e Madhe do të shtohen sapo vendi të bashkohet me BE –në`(http://www.lapsi.al/lajme/2016/05/02/p%C3%ABrse-britania-e-madhe-ka-frik%C3%AB-nga-hyrja-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-n%C3%AB-be#.Vyd8baJHV5Q).

Madje në një shkrim në Daily Mail, Z. Gove ka thënë: “Sekretarja e Brendshme e di se problemi është shumë i madh për t’u zvogëluar.” Në këtë rast bëhet fjalë gjithshtu edhe për Sekretaren e shtetit për Punët e Bëndëshme dhe Ministre për  Gratë dhe Barazinë   e cila mbështet qëndrimin e Britanisë në BE…paralajmëroi për rrezikun e gangsterëve që vijnë nga vende që kanë aplikuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Zonja May tha se Shqipëria, Serbia dhe Turqia kanë “varfëri dhe probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin, dhe ndonjëherë edhe me terrorizmin”. Ajo shtoi: “Ne duhet të pyesim veten, është me të vërtetë e drejtë që BE-ja duhet të vazhdojë të zgjerohet, duke u dhënë të gjitha shteteve të reja që duan të anëtarësohen, të gjitha të drejtat e anëtarësimit?” Këtë paralajmërim znj. May e mbështet me statistikën e frikëshme se 10 % e të burgosurve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar janë nga Shqipëria. Problemi është serioz kur këto kritika vijnë nga një vënd i fuqishëm si Britania e Madhe, aq më tepër kur një numër i madh shqiptarësh kërkojnë të shkojnë në Anlgli me të gjitha mënyrat qoftë me falsifikim dokumentash, qoftë me azil, qoftë me çdo mënyrë tjetër.

Dihet se numri i shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe është duke u rritur dhe sot arrin në rreth 70.000 vetë. Prania e një numri të madh të burgosurish shqiptarë në burgjet e Britanisë së Madhe tegon se kriminaliteti ndërmjet shqiptarëve në atë vënd është i madh. Duke deduktuar këtë të dhënë statistikore, edhe për vëndet e tjera të BE duhet të jetë afërsisht në të njëjtat nivele, do të nxirren përfundime aspak të kënaqëshme  se kriminaliteti midis shqiptarëve jashtë vëndit është i rritur dhe se pavarësisht se shumica e shqiptarëve jashtë vendit që punojnë dhe arsimohen është shumë më i madh se sa i atyre që kriminalizohen dhe bëjnë jetë bandash, emri dhe nami i keq  shqiptarëve ndër vëndet e BE ka vite që është i konnfirmuar dhe do shumë kohë që të hiqet kjo njollë e zezë, pikërisht për shkak të politiks konfliktuoze shqiptare.

Sidoqoftë pa u hyrë statistikave, kriminaliteti mund të jetë i lartë madje njëlloj si ai i shqiptarëve jashtë vendit edhe për kombësitë e tjera, pavarësisht se janë etiketuar si grupe famëkeqe vetëm grupet kriminale të shqiptarëve të cilat nuk mund të jenëmë të këqija se grupet serbe, apo ruse apo rumune etj. Problemi qëndon në një aspect tjetër po të analizohet problemi se – përse shqiptarëve u ka dalë ky nam kkaq i keq në vëndet e BE dhe veçanërisht në Britaninë e Madhe.  Aspekti se ky nam i keq po gjenerohet nga brënda Shqipërisë madje prej shumë vitesh.

Përse gjenerimi dhe etiketimi si kriminelë, banditë, kusarë, vjen nga brënda vendit? Kjo ka disa arësye që dihen nga të gjithë pak a shumë por që mund të renditen si më poshtë: -Lufta e ashpër politike disa vjeçare midis dy partive më të mëdha dhe kohët e fundit futja e një parte tjetër të tretë, derivat i së majtës si LSI, ka shtuar debatin dhe luftën për pushtet.

Lufta për pushtet sa vjen e më shumë nuk po njeh principe dhe kufij pavarësisht ndërhyrjeve të BE dhe SHBA.  Kjo luftë disa vjeçare ka ezauruar luftën elektorale për pushtet dhe është kthyer në një luftë për jetë a vdekje midis klaneve që drejtojnë në hije politikën.  Në diapazonin e kësaj lufte disa vjeçare, përplasja me fjalë duke etiketuar kundërshtarët si hajdutë, kriminelë, banditë, kusarë, të korruptuar, fjalë e fraza të përdorura në shumicën e rasteve pavend dhe thjesht për të larguar dyshimet dhe për t`j hedhur fajin kundërshtarit mos sukseset  e akuzuesit, dhe për të dis-informuar publikun, elektoratin, duke përdorur parimin `sulmo që të mbrohesh më mirë`, ka shkaktuar një dëm të madh si brenda vendit në opinionin public nëpërmjet mediave  që përsëritin sharje të tilla (madje ka gazeta që  përdorin në faqet e tyre të para vetëm fjalë të tilla bandit, kusar, hajdut, janë më të përdorshmet, duke ulur nivelin e gazetave dhe mediave që i publikojnë), me qëllim që të shkaktojnë mosbesim, pakënaqësi dhe skepticizëm në popull, por edhe jashtë vendit. Ambiguiteti dhe përdorimi i këtij fjalori në korridoret e Brukselit, dhe kudo jashtë shtetitka bërë që vendet e BE dhe SHBA të jenë të rezervuara për të ardhmen e Shqipërisë.

Së dyti, ndryshimi i sistemeve dhe qënia e papërgatitur e popullit për tu përshtatur në mënyrë të shpejtë me sistemin kapitalist, kalimi në ekstrem dhe përfshirja në drejtimin e vendit pas viteve `90, të po të njëtëve njerëz që drejtonin apo ishin të favorizuar nga PPSH (sigurisht u bë me qëllim për të ruajtur pushtetin dhe për të diskredituar sistemin kapitalist në fillimet e `90), bëri që të të lulëzojnë me shpejtësi kultura e krimit dhe e pasurimit të shpejtë, nën slloganin djallëzor të krijimit të `klasës së pasur`. Kjo shkaktoi  prishjen e shtetit, largimin e teknokratëve dhe meritokratëve, largimin e popullsisë për shkak të papunësisë dhe krijimin e dy grupeve të mëdha oligarkësh të cilët vashduan luftën e klasave me mjete të tjera , pra jo me revolucion por me krim electoral, duke futur në drejtim në administrata publike locale dhe qëndrore, në politikë- militantzimin dhe militantëttë cilët dëmtuan rëndë drejtimin e vendit e për pasojë lulëzoi korrupsioni me të shpejtë e në çdo fushë.

Së treti, pas 1998  dhe deri në ditët e sotme, kultura e pa-ndëshueshmërisë, favorizimi i zgjidhjes së  problemeve me rrushfet, përfitimi nga tenderimet publike, mos pasja e asnjë projekti apo program serioz electoral përveç slloganit demode kundër komunizmit, bëri që të lulëzojë krimi, korrupsioni dhe sidomos lejimi fshehtaz i drogës, të ardhurat nga të cilat i kalonin buxhetin e shtetit.  Shkatërrimi i kësaj të ardhure jo normale pas vitit 2013, shkaktoi një acarim të menëhershëm të përlasjeve politike të ashpër me akuza shumë të rënda ndaj njëra tjetrës, sepse humbën gjithë ato para dhe të ardhura, duke rrezikuar që vëndi ynë të bjerë në destabilizim.

Ndërhyrja e vazhdueshme e SHBA dhe BE ka mbajtur situatën nën kontroll, por kjo përplasje e frikëshme ka shkaktuar një mosbesim dhe frikë në partnerët europianë të cilët dëgjojnë dhe shikojnë këtë lumë akuzash, thëniesh dhe kundërthëniesh ku thënia e ish kryeministrit se `me 5000 veta e rrëzoj Edi Ramën` dhe se `do ta bëj që `98 të duket lule`, trego se sa e ashpër është përplasja për dominim politik, ku problem i reformës në drejtësi është ingranazhi kryesor që pengon ecjen përpara. Këtu qëndron frika e Anglisë dhe fshehja e problemeve që ka Anglia me BE, problemet e të cilës kërkon ti zgjidhë duke treguar me gisht Shqipërinë e varfër e cila sipas tyre gjithashtu është vëndi më i parëndësishëm ne Europë…. Derisa qënka kështu del pyetja legjitime: atëhere përse zmadhoni problemet e emgrantëve shqiptarë të cilët janë të papërfillshëm në Britani në krahasim me qindar mijra rreffugjatë dhe emigrantë, indianë, pakistanezë, irakianë, afganistanas e plot popullata me ngjyrë që kanë mbushur Britaninë e Madhe?

Është e vërtetë që ka kriminelë shiqptarë në Britani, po përse nuk flitet për pakistanezët, indianët, afganistanasit, sirianët, rumunët, bullgarët, serbët, rusët që gëlojnë aty?

Sa për të treguar se nuk janë shqiptarët kriminelë, mund ti rekomandoj znj. May dhe z. Gove, se edhe Mbretëria e Bashkuar dikur është drejtuar nga motrat Bolena që e kanë origjinën nga një fshat i Vlorës.  Dihet se Ana Bolena ( në anglisht Anne Boleyn c. 1501– 19 May 1536) u bë Mbretëreshë pas  martesës si gruaja e dytë e Mbretit Henry VIII dhe mbretëroi nga viti 1533-1536; gjithashtu ishte dhe Markeze e Pembroke-s.  Historia e saj shumë e përfolur mbetet një nga historitë më dramatike të Anglisë, pavarësisht se historianët englezë thonë se ishte nga Italia, ajo mbetet një personazh ku familja e saj arbërore nga Bolena e Vlorës, ka ikur nga Arbëria në Itali pas vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeu.  Ardhja e familjes së saj të pasur në Angli nuk dihet mirë. Vizita e saj tek e motra me emrin Mari e cila ishte në oborrin e Mbretit qejfli  dhe kriminel, Henry i VIII, bëri që mbreti të magjepset pas saj deri sa ai anulloi martesën me Mbretëreshën Katherine për tu martuar në 1533 me Ana Bolena; sidoqoftë Papa i Romës nuk e anulloj martesën e parë gjë që shkaktoi fillimin e ndarjes e kishës katolike në Angli. Për shkak se Ana Bolena nuk lindi djalë për vajzë, për shkak se  ajo ishte një përkrahëse e Thomas Cromëell, mbreti e akuzoi për tradhëti të lartë dhe i preu kokën më 19 maj 1536. Kjo ishte Anglia e asaj kohe dhe mbretërit e saj, kështu që drejtuesit e Anglisë së sotme të mos frikësohen nga shqipëtarët,  së pari sepse ekanë një shqiptare si mbretëreshë të tyren në historinë e Anglisë dhe së dyti, sepse varfëria dhe krimi janë pjesë përbërëse e kapitalizmit, prandaj nuk mund që për disa kriminelë  nuk mund të penalizohet e gjithë shoqëria shqiptare.

Kriminalitet dhe krimi në përgjithësi janë më të rrezikshme kur vijnë nga shtresat e larta dhe sigurisht ato do të marrin ndëshkim sin ë Shqipëri ashtu dhe në Britaninë e Madhe dhe në BE e kudo. Në përfundim mund të  konstatoj se mosbesimi dhe frika nga krimi nga shqiptarët jashtë vendit, nuk mund të errësojë të ardhmen dhe dëshirën e Shqipërisë për integrim në BE, pavarësisht se në këto vite Shqipëria ka patur dhe mbart shumë probleme përfshi dhe krimin brënda vendit, por dëshira për ta luftuar dhe për të zbatuar ligjin, ndihma nga SHBA dhe BE për ta përfshirë Shqipërinë në axhendën e tyre pavarësisht se jemi sipas britanikëve `një vënd i parëndësishëm`, duhet ti japing të kuptojë sekretarëve të shtetit britanikë, se  nuk mund të fshihen prapa gjëndjes jo të pëlqyeshme të Shqipërisë, gjëndje e cila zmadhohet edhe nga vënde që nuk e duan Shqipërinë në BE, por të përpiqen të japin ndihmesën e tyre ndaj nesh, duke e kuptuar se populli shqiptar e do Shqipërinë si Europa (BE), dhe jo si vënd i kriminalizuar.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 81602 more Information to that Topic: epavarura.com/mbreteresha-e-anglise-ana-bolena-ishte-shqiptare-z-gove-te-mos-kete-frike-nga-ne/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/mbreteresha-e-anglise-ana-bolena-ishte-shqiptare-z-gove-te-mos-kete-frike-nga-ne/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you can find 81792 additional Info on that Topic: epavarura.com/mbreteresha-e-anglise-ana-bolena-ishte-shqiptare-z-gove-te-mos-kete-frike-nga-ne/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: epavarura.com/mbreteresha-e-anglise-ana-bolena-ishte-shqiptare-z-gove-te-mos-kete-frike-nga-ne/ […]

Comments are closed.