Nuk janë zbuluar asnjëherë dokumenta që të dëshmojnë pa asnjë lloj dyshimi, ekzistencën e mbretit legjendar Artur. Një burim i shekullit IX, Historia Brittonum flet për një luftëtar (jo një mbret) me këtë emër, që sprapsi saksonët, të cilët donin të pushtonin Britanian. Ndoshta një kryetar me emrin Artur jetoi vërtetë mes shekujve V dhe VI në Britania. Me Historinë e mbretërve të Britanias të Gofred Monmuthit, mori formë legjenda e tij, duke bashkuar tipare të figurave historike dhe atyre legjendare. Sa i përket provave arkeologjike, në vitin 1998 u gjet në Tintagel një mbishkrim i shekullit VI që mendohet se flet për të. Dhe zbulime të kohëve të fundit konfirmojnë që në atë periudhë kështjella ishte e banuar. Por nuk është e qartë se nga kush.