Vendosja e një ngjitësi ose mbulimi i kamerave të kompjuterave tuaj është një gjë “me mend” që të gjithë duhet ta bëjnë, sipas Drejtorit të FBI-së James Comey. Agjensitë e spiunimit të FBI-së kanë pasur aftësinë të hyjnë fshehurazi në kamerat e kompjuterave për vite, sipas informatorëve.

Në konferencën e mbajtur për përvjetorin e dhjetë të Divizionit të Sigurisë Kombëtare të Departamentit të Drejtësisë amerikane, Comey u ul me asistentin e prokurorit të përgjithshëm John Carlin, dhe biseduan gjëra si për shembull siguria e kamerave kompjuterik dhe Twitter-i.

Eventi u drejtua nga Qendra e Studimeve Strategjike dhe Ndërkombëtare, nga një ekspert i Uashingtonit DC.

“ A keni ndonjë letërngjitëse në kamerat tuaja në shtëpi?” pyeti Carlin.
“Dreq, po,” u përgjigj Comey.

“Nuk është çmenduri që drejtori i FBI-së kujdeset për sigurinë personale gjithashtu, dhe kështu unë mendoj se njerëzit duhet të marrin përgjegjësi për sigurinë e tyre.” vazhdoi Comey. “Janë disa gjëra të zgjuara që ju duhet të bëni, dhe kjo është një prej tyre.”

Praktika është përhapur dukshëm në zyrat qeveritare në SHBA, sipas shefit të FBI-së.

“Shko në çdo zyrë qeverie dhe ne të gjithë kemi kamera të vogla që qëndrojnë në krye të ekranit. Të gjitha kanë një kapak që vihet mbi to. E bën këtë në mënyrë që njerëzit të cilët nuk janë të autorizuar të të mos të shikojnë. Mendoj se kjo është një gjë e mirë,” shpjegoi Comey.

Ndërsa drejtori i FBI-së pranoi se ai është “vënë në lojë” pasi solli idenë e rrengut të ngjitësit në prill të këtij viti – pjesërisht sepse ai ishte përfshirë në një diskutim të nxehtë me Apple mbi aksesin e iPhone-it të qëlluesit të San Benardinos në atë kohë – duket se këshillën e tij shumë e kanë marrë përzemërsisht. Një foto në Facebook e tajkunit Mark Zuckerberg herët këtë vit tregonte laptopin e zyrës së tij me letërngjitës që mbulonte kamerën.

Informatori i NSA-së Edward Snowden publikoi në 2013-n se qeveria kishte pajisje për aksesin e jo vetëm të kamerave të kompjuterave,por edhe të iPhone dhe Blackberry-it./ Gazeta Impakt

Burimi: RT

11 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 29059 additional Info to that Topic: epavarura.com/mbulojini-kamerat-e-kompjuterave-tuaj-thote-shefi-fbi-se/ […]

Comments are closed.