Objektivat e mëdha janë vetëm pika referimi, fokusohemi më pak tek ato që kanë ndodhur. Momentet e ditës, një kafe me miq, ulur në një divan, etj ., janë momente që krijojnë jetën dhe që kanë një rëdësi në kujtesën toë. Të arrish apo jo qëllimet nuk ka të bëjë fare me lumturinë tonë. Duke parë pas, disa gabime të së shkuarës që në atë kohë na janë dukur katastrofike, kanë mjaft kuptim.

Qëndroni në formë dhe të shëndetshëm është një tjetër këshillë që jepet në Reddit. “U martova kur isha 20 vjeç dhe në moshën 30 vjeç bëja një jetë sedentare dhe fitova shumë peshë. Fillova aktivitetin fizik dhe dietën dhe sot jam shumë më e lumtur. Kam më pak probleme me shëndetin, para se të shkoj 45 vjeç”, shkruan një përdorues i Reddit.

Kaloni kohë me fëmijët tuaj! Vlerësojini sa herë tu jepet mundësia.”Në të 30-tat e mia punoja shumë, dhe tani vajza ime shkon në gjimnaz. Ndihem vërtetë, po vërtetë shumë keq që nuk kaloja shumë kohë me të. Sigurisht që kam ndërtuar një të ardhme financiare të qëndrueshme, por tani e kuptoj që më ka kushtuar keq. Nuk e kthej dot kohën pas. Prindër, kini kujdes. Kaloni kohë me fëmijët tuaj!”, thotë një tjetër përdorues.

Mos u frikësoni nga askush. Mësoni nga të tjerët, si nga sukseset dhe nga dështimet.

Nisni të mendoni për daljen në pension. Kur do të tërhiqeni? Çfarë do të bëni për paratë që do tu duhen. Nuk duhet të stresoheni për këtë, sigurisht, por mendoni më herët për të planifikuar.