Presidenti amerikan, Donald Trump, fshikulloi senatorët amerikanë John McCain dhe Lindsey Graham, të cilët kritikuan politikat e tij për emigracionin dhe deklaroi se këta të dy mezi presin të fillojë Lufta e Tretë Botërore.

Pasi dy senatorët e lartpërmendur publikuan një deklaratë të përbashkët, ku kritikuan vendimin e Donald Trump për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA, presidenti Trump në adresën e tij në twiter shkroi: Këta dy senatorë duhet t’i përqendrojnë energjitë e tyre tek ISIS, tek emigracioni klandestin dhe tek siguria e kufijve në vend që gjithmonë të përpiqen për fillimin e Luftës së Tretë Botërore. McCain dhe Graham në deklaratat e tyre theksuan se dekreti ekzekutiv i Donald Trump kundër refugjatëve nga vendet myslimane do të ndihmojë terroristët.

6 COMMENTS

Comments are closed.