Dy djem te rinj janë arrestuar në flagrancë nga Policia pasi kanë tentuar të vjedhin një lokal, në orët e para të mëngjesit, e pas kapjes u zbulua se ata ishin autorë edhe të vjedhjes së një banese pak kohë më parë.
Policia thotë se u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Z. dhe S. K., (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”), 19 vjeç e 24 vjeç, banues në Bilisht e Kuçovë, pasi rreth orës 02:30, në rrugën “Hysen Xhura”, kanë tentuar të vjedhin nje Bar-Kafe, të shtetasit K.Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, ku me cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip “Pezho”, i marrë me qera për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Nga veprimet e kryera rezultoi se, këta shtetas dyshohet se janë autor të ngjarjes në rrugën “Ramazan Bogdani”, ku është vjedhur banesa e shtetasit A. G. Parashikuar nga Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal