Sipas raportit të fundit të pasurisë nga specialistë të pasurive të patundshme “KnightFrank”, banorët e pasur janë përqendruar në dy vende: 2.500 jetojnë në Gjenevë, 2300 multimilionerë në Cyrih. Vitin e kaluar Gjeneva ka tërhequr multimilionerët më shumë se sa Cyrihu.

Për të ardhmen kompania pret një rritje të multimilionerëve në të dy qytetet për rreth 30 për qind, megjithatë, shumë më e lartë është Gjeneva se sa Cyrihu me 10 për qind. Për gjithë Zvicrën kjo shifër ka të ngjarë të rritet me 20 për qind, ose në rreth 8500.

Në përgjithësi, kompania, e cila është e bazuar në të dhënat e kompanisë “New World Wealth”, vlerëson numrin e multimilionerëve në gjithë botën për gati 200 mijë. “KnightFrank” vuri në dukje se shumë nga këta njerëz ua kthyen shpinën qyteteve evropiane vitin e kaluar, me përjashtim të Londrës.

Së fundi, “KnightFrank” gjithashtu supozon se për rreth dhjetë vjet 70 mijë milionerë të rinj do t’i shtohen Zvicrës, duke shtuar numrin e përgjithshëm në 430.000 milionerë.

6 COMMENTS