“Shqiptarët vijnë nga zonat kufitare në Thesporti dhe Janinë dhe po i shkatërrojnë llojet e mbrojtura të bimëve aromatike dhe medicinave.” Ky është shqetësimi që ngre sot një nga mediat në Greqi, si një fenomen sipas saj, që përsëritet në fund të pranverës dhe në fillim të verës.

Çdo vit në të njëjtën kohë, ndodh njesoj, shkruan media greke. Shqiptarët vijnë në zonat kufitare të Thesprotisë dhe Janinës për të mbledhur barërët medicine, më saktë, për t’i shfarosur. Ngarkesën ata e marrin me thasë me sasi të vogla e deri me gomerë, mushka e kuaj kur bëhet fjalë për sasi të mëdha, shkruan Syri.net.

Këtë mall e çojnë në vendin e tyre ku e shesin. Kësisoj ata shkatërrojnë speciet e mbrojtura të bimëve aromatike dhe medicinave që lulëzojnë në shpatet e maleve në fund të pranverës dhe në fillim të verës.

Ata zgjedhin zona të paarritshme lehtë nga policia, kështu që gjihnjë shpëtojnë. Arrestimi më i fundit i një shqiptari ndodhi në një zonë pyjore në Janinë. Shqiptari u kap me dy thasë me bimë medicinave të ngarkuara në kurriz.