Mediat perëndimore nuk kanë parë rrezikun ndaj demokracisë që iu kanos Turqisë si pasojë e tentativës së  për grusht shteti, por janë munduar që ta bëjnë atë sa më pak të rëndësishme, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik nga organizata FETÖ në Turqi, mediat perëndimore kanë lënë përleshjet dhe skenat e përgjakshme duke hedhur në qendër të vëmendjes tekste që kanë në qendër uljen e figurës së Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan si dhe qeverisë nën moton “rreziku i autoritarizmit”.

Shumë gazetarë dhe analistë të mediave perëndimore duket se nuk parapëlqejnë që të shkruajnë historitë e dhimbshme dhe makabre të vrasjeve të natës së tentativës së puçit.

Ata mundohen të sjellin në një mënyrë apo një tjetër largimin dhe shkarkimin e personave nga institucionet shtetërore si një rrezik edhe më i madh nga ai i tentativës për grusht shteti për demokracinë.

Organi mediatik shtetëror i Britanisë së Madhe BBC zgjodhi që në fillim të kësaj tentative ta trajtojë puçin apo tentativën e tij si një gjë të zakonshme dhe pjesë të demokracisë. Kjo media krahas kësaj qasjeje u mundua gjithashtu që të zbusë implikimin në këtë tentativë për puç të kryeterroristit të organizatës FETÖ, Fethullah Gülen.

Edhe pse tentativa për grusht shteti ishte shtypur kjo media vazhdonte të transmetonte sikur kishte mbaruar çdo gjë duke publikuar lajme ku shtrohej pyetja “Si erdhëm deri tek puçi ushtarak?” dhe më pas shkruante problemet politike të disa viteve të fundit të Turqisë. Televizioni britanik e quajti këtë tentativë si një “përfundim natyral të politikës”.

Ndërkohë një ditë më pas duke spostuar të gjitha lajmet e tentativës në uebin e saj BBC vazhdoi ti kushtojë rëndësi shkarkimeve për efekt masash, duke i quajtur ato “spastrime”. Kjo media duke manipuluar lexuesin, Fethullah Gülenin e pasqyron me një shkrim me titull “kush është Fethullah Gülen”, ndërsa nga ana tjetër për Presidentin Erdoğan zgjodhi të përdorë një titull të tillë: “Presidenti i pashpirtë. Për Gülenin vë në pah jetën e tij të thjeshtë dhe problemet e tij shëndetësore, ndërsa për masën që ai drejton duke treguar historinë e tyre 40 vjeçare BBC shkruan: “Ai është vetëm një klerik fetar i cili ka miliona ndjekës”.

Ndërsa “Guardian” e cila njihet si gazetë “liberal demokrate” duke e vënë në rangun e rëndësisë së dyte tentativën për grusht shteti, jep me detaje procesin pas duke i quajtur shkarkimet si “spastrim”. Kjo gazetë ka shkuar akoma më tej ku qytetarët të cilët dolën në rrugë për të mbrojtur demokracinë i konsideron si ”përkrahësit qeveritarë”. Ndërsa në një analizë të publikuar ditën e sotme “Guardian” hodhi një pretendim se opozita është duke u larguar nga përkrahja e qeverisë kundër tentativës për grusht shteti.

“Guardian” lë mënjanë 240 viktimat dhe më shumë se njëmijë të plagosurit ditën e tentativës për grusht shteti, ndërkohë duke nxjerrë në pah veprimet e qeverisë ajo i cilëson ato si “sulme të pashpirta”.

Në një tjetër lajm të së njëjtës gazetë i jepet vend një pretendimi që tentativa për grusht shteti është kryer nga vetë Erdoğani dhe se Gülen nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

“The Times” preferoi ti shohë civilët që kundërshtuan tentativën për grusht shteti si “ndjekës të Erdoğanit”. Kjo media ditën e hënë në një shkrim për Turqinë lë mënjanë rastet e dhunshme gjatë tentativës për grusht shteti duke ndarë me lexuesit një shkrim ku fajëson Erdoğan-in për “hapjen e rrugës drejt fuqisë së pakufishme”. “The Times” duke cituar se ushtria ishte pengesa e vetme e Erdoğanit është munduar të tregojë si legjitime veprimet e ushtrisë.

Kjo media në një analizë të Edward Lucas shkon më tej në pretendimin e saj dhe shkruan: “Fakti që grushti i shtetit rezultoi i pasuksesshëm nuk e shpëtoi demokracinë, por e groposi atë.” Lucas sjell në vëmendje shqetësimin e tij për dështimin e puçit dhe tha se marrëdhëniet me Turqinë duhet të jenë në kuadër të politikës reale. Duke theksuar se pas dështimit të grushtit të shteti marrëdhëniet e Turqisë me Perëndimin janë përkeqësuar tha: “Të merresh me Erdoğanin është kthyer në një makth tashmë.”

Edhe “Financial Times” ashtu sikurse shumë media perëndimore vuri theksin e saj jo tek tentativa e grushtit të shtetit por tek operacionet e forcave të sigurisë. Në një lajm ditën e sotme gazeta shkruan se votuesit kundër Erdoğanit janë ”të shqetësuar”. Duke përdorur gojëdhënat e rrjeteve sociale si fakt kjo gazetë duke iu referuar një qytetari identitetin e të cilit nuk e bën të ditur thotë se ai ka frikë të dalë jashtë për shkak se ka frikë nga kundërshtarët e puçit ushtarak.

Mediat britanike janë duke ia servirur mundësinë e vendosjes së dënimit me vdekje si një tentativë për vrasjen e dhjetëra mijëra njerëzve në Turqi. Gazeta krahason të larguarit nga puna dhe të shkarkuarit si shifra në lajmet e dënimit me vdekje.

Ndërsa gazeta “Indepedent” la mënjanë civilët të cilët u shtrinë përpara tankeve për të mbrojtur demokracinë dhe shkruan: ”Teoritë konspirative në lidhje me tentativën e grushtit të shtetit në Turqi”, duke pretenduar se ato janë organizuar nga Erdoğan.

Një gazetë interneti në SHBA, Fox News, në një analizë që mban firmën e Ralph Peters, shkruan me titull: ”Vdes edhe shpresa e fundit për Turqinë”. Ai e ka cilësuar këtë tentativë për grusht shteti si shpresën e fundit për të parandaluar përhapjen e Islamit. Liderët e botës sado që të dënojnë tentativën për grusht shteti ”BE-ja do të mbeten përballë një regjimi helmues të Islamit i cili ka mbërritur në dyert e saj”.

– Indiferencë ndaj rezistencës së civilëve –

Gazeta “New York Times” me anë të një shkrimi të Tim Arango dhe Ceylan Yeğinsu, shkruan se ”Erdoğani arriti të mposhtë tentativën për grusht shteti, por e ardhmja e Turqisë është ende e paqartë.” Në shkrimin me këtë titull thuhet se Presidenti Recep Tayyip Erdoğan parandaloi këtë grusht shteti me anë të islamikëve. Por pretendoi se është duke e përdorur kohën e pas tentativës për të spastruar kundërshtarët e tij.

Gazeta angleze “Daily Telegraph” me titullin ”Tentativë për grusht shteti në Turqi” i bëri thirrje liderëve të botës që Erdoğan të mos përdorë këtë ngjarje për të fituar fuqi dhe shtypur kundërshtarët.

Revista “Foreign Policy” publikoi një analizë të Michael Rubin të titulluar: ”Erdoğani nuk mund të fajësojë njeri tjetër përveç vetes së tij”. Në këtë shkrim ai ka pretenduar se Erdoğan ka islamizuar popullsinë që nga koha kur është bërë kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna.

Gazeta gjermane “Die Welt” la mënjanë sulmet e përgjakshme ndaj civilëve të puçistëve dhe shkruan: ”Erdoğan vazhdon pastrimet me të gjithë shpejtësinë e tij”.

Ndërsa gazeta “Frankfurter Allgemeine” me anë të një posteri të Presidentit turk shkruan: ”Erdoğani, njeriu i forcës”. Gazeta shkruan se gjatë rrugëtimit të tij drejt majave ai ka hasur shumë sulme dhe pengesa.

Nga ana tjetër gazeta amerikane “The Daily Beast” hodhi disa pretendime të paqena gjatë tentativës për grusht shteti me titull: ”Erdoğani iku. Vendi i Presidentit Erdoğan nuk dihet”. Gazeta ka shkur deri atje sa ka pretenduar se Presidenti Erdoğan ka bërë kërkesë për azil në Gjermani. Ndërkohë më vonë kur klikohej mbi lajmin në fjalë në brendësi faqja dilte e boshatisur.

15 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: epavarura.com/mediat-perendimore-ne-siklet-pas-deshtimit-te-grushtit-te-shtetit-ne-turqi/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: epavarura.com/mediat-perendimore-ne-siklet-pas-deshtimit-te-grushtit-te-shtetit-ne-turqi/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you will find 19952 additional Information to that Topic: epavarura.com/mediat-perendimore-ne-siklet-pas-deshtimit-te-grushtit-te-shtetit-ne-turqi/ […]

Comments are closed.