Dr. Aryeh Shimron thotë se ka kryer disa teste të reja të cilat sugjerojnë se Varri Talpiot, i gjetur në Jerusalemin Lindor më 1980, ishte një varr familjar për Jezusin e Nazaretit, gruas së tij Maria Magdalenës dhe djalit të tij Judës.

I emëruar “Varri i Humbur i Jezusit”, një film dokumentar i vitit 2007 nga James Cameron flet për një dhomë që përmban nëntë kuti varrimi të gdhendura me emrat “Jezusi djali i Jozefit”, “Maria” dhe emrat e tjerë që lidhen me Dhiatën e Re, transmeton Gazeta Express.

Mbishkrimet dhe datat e përafërta të varrezave kanë bërë që disa të sugjerojnë se Varri Talpiot lë të kuptohet se Jezusi u martua, pati fëmijë dhe se ekzistenca e mbetjeve trupore do të thotë që Ringjallja nuk mund të ketë ndodhur.

Pretendimet kontroverse janë hedhur poshtë në një shumëllojshmëri bazash në kohën e transmetimit të dokumentarit – duke thënë se këta emra që janë gjetur të gdhendur në varre në atë kohë ishin relativisht të zakonshëm.