Anglezja 21 vjeçare, Rhiannon Douglas, është tronditur kur mjekët i thanë se skuqja e këmbëve të saj, të cilën ajo e mendonte se vinte si rezultat i depilimit, në të vërtetë ishte një shenjë e sëmundjes së kancerit.

Analizat treguan se një tumor prej 8.5 centimetër kishte filluar të rritej në gjoksin e saj dhe se ajo vuante nga një lloj kanceri i rrallë i njohur ndryshe edhe si Henoch-Schonlein i cili shkakton skuqjen e venave.

“Nuk e kisha menduar asnjëherë se skuqja e këmbëve të mia do të ishte një shenjë e sëmundjes së kancerit, prandaj edhe u shokova kur mjekët më thanë këtë lajm. Megjithatë unë jam gati ta luftoj këtë gjë dhe kam besimin se do t’ia dal” është shprehur ajo.

Mjekët janë shprehur se sëmundja është diagnostikuar në fazat e hershme të saj dhe se me anë të mjekimeve dhe një diete strikte ajo mund të shërohet për një kohë të shkurtër.

rhiannon-douglas-2

3 COMMENTS

Comments are closed.