Të gjithë e kemi përjetuar çastin kur jemi qetësuar dhe kemi kuptuar se emocionet rrëmbyen plotësisht trupat tanë dhe na bënë të dilnim nga vetja duke ndier tanimë pendesë.

Ndërsa kjo është natyra njerëzore dhe u ndodh të gjithëve ta përjetojnë, ka shumë mënyra për të rregulluar emocionet tuaja në përditshmëri.

E vërteta është se mënyra se si ne i identifikojmë, pranojmë dhe tejkalojmë emocionet tona ndodhet plotësisht brenda kontrollit tonë. Nuk kemi përse të bëhemi skllevër të ndjenjave tona dhe valëve të papritura të ulje-ngritjeve emocionale.

Ne mund të reflektojmë mbi gjërat që njerëzit me kontroll të lartë emocional bëjnë.

Mos i shpërfillni ndjenjat

Shumë shpesh mund të kuptojmë se kur një emocion po degradon, por vendosim ta shpërfillim atë. Njerëzit me kontroll të lartë emocional nuk e bëjnë këtë gjë. Në vend të kësaj, ata kuptojnë se çdo emocion ka një synim dhe një origjinë. Në vend që t’i shpërfillim ndjenjat e tyre, ata kalojnë nëpër procesin e shëndetshëm të marrjes në dijeni për to, pranimit dhe lejimit të zbehjes.

Kuptoni lidhjen ndjenja-trup

Ndonjëherë është shumë e qartë se si emocionet prekin trupat tanë. Kur jemi të trishtuar, kjo na bën të qajmë. Nëse jemi të lumtur, buzëqeshim. Por nuk është gjithnjë kaq e qartë. Njerëzit që arrijnë të kontrollojnë mirë emocionet e tyre e kanë përvetësuar artin e lidhjes emocion-trup. Ata e dinë se stresi mund të rezultojë në një dhembje nofulle nga shtrëngimi ose në trazim stomaku. Ata e kuptojnë se trishtimi mund ta ulë energjinë dhe të shtojë letargjinë. Këto janë të gjitha të dhëna nga trupat tanë që emocionet po marrin një rëndësi të ekzagjeruar. Kontrollojini emocionet, duke i kushtuar rëndësi trupit.

Mos i refuzoni emocionet

Çdo emocion ka tri faza dhe refuzimi i tij është i fundit që duhet të bëni. Mos i refuzoni emocionet pa i menaxhuar një herë. Nuk mjafton të dini të kuptoni emocionet tuaja dhe të dini se si ndikojnë te trupi, gjithashtu duhet të dini si t’i përpunoni emocionet.

Mos mendoni se për të shpëtuar nga një emocion i caktuar do t’ju mjaftojë ta shpërfillni sapo ta kuptoni. Ndryshimi kyç mes njerëzve që janë të shëndetshëm emocionalisht dhe atyre që i vuajnë më tepër nga sa duhet emocionet është se të parët zgjedhin t’i largojnë nga vetja pasi i kanë marrë të gjitha të dhënat për veten e tyre përmes këtyre emocioneve. Kjo gjë i lejon ata të jenë edhe më të fuqishëm se më parë.

Ndjenjat e kanë një shkak

E vërteta është se ndjenjat e kanë një çast të lindjes, si ndjenjat e lumturisë, ashtu edhe të zemërimit, lëndimit apo entuziazmit. Ka gjithnjë një ndodhi që jua shkakton një emocion. Ju duhet të mësoni të identifikoni se çfarë jua shkaktoi atë përgjigje emocionale. Ky është një hap i nevojshëm për të ecur përpara nga neglizhimi emocional drejt pranimit dhe me kalimin e kohës largimit të emocionit.

Mendimet dhe emocionet ndikojnë te njëra-tjetra

Mos i shpërfillni kurrë mendimet që ju vijnë përpara se të krijohet një emocion. Nëse doni të menaxhoni me sukses emocionet tuaja, atëherë duhet të dini fuqinë e mendimit. Është pikërisht mendimi ai që shtron terrenin për ndjenjën tuaj.

Me kalimin e kohës një mendim i caktuar ka forcën të kthehet në emocion. Ndonëse disa gjëra nuk i kemi në kontrollin tonë, mendimet janë diçka që ne mund t’i kontrollojmë dhe për këtë arsye tregohuni mjaft të kujdesshëm.

Nëse doni t’i përballoni sa më mirë emocionet tuaja, atëherë kaloni te mendimet që keni për një ngjarje, duke marrë kështu hapat zinxhirë të kontrollit të emocioneve.

Sjellja emocionale ka pasoja

Nëse silleni vetëm siç ua diktojnë emocionet atëherë jeta juaj do të jetë plot ulje-ngritje. Njerëzit që kontrollojnë emocionet e tyre e kuptojnë shumë mirë se çfarë pasojash do të ketë lejimi i mbizotërimit të tyre në jetë dhe personalitet.

Në vend që të përpiqeni t’ia hidhni fajin një ngjarjeje ose një tjetër personi për pasojat e impulsit emocional që ju krijohet, duhet të merrni parasysh se jeni ju ai që i lejoni ndjenjat të shfaqen ose jo.

Kjo duhet t’ju shërbejë si një kujtesë për të krijuar më tepër hapësirë mes veprimeve dhe ndjenjave tuaja në të ardhmen.

Mos i përsërisni emocionet që nuk ju ndihmojnë

Është e vërtetë që emocionet mund të kenë formë ciklike dhe njerëzit që dinë t’i menaxhojnë mirë emocionet e kuptojnë këtë. Megjithatë disa emocione janë aq të dëmshme për atë që i përjeton saqë duhet punuar shumë që të mos përsëriten. Sjellja pason emocionet tuaja, ndaj nëse doni të keni një mundësi për të qenë sa më të pastër emocionalisht atëherë duhet të mendoni mirë se çfarë ju sjell një emocion i caktuar dhe përse nuk duhet përsëritur.

5 COMMENTS

Comments are closed.