Angela Merkel

Merkel tha se komentet e Erdoganit shërbejnë për të trazuar vuajtjet e të prekurve nga krimet naziste.

Kancelarja gjermane pranoi se mes Ankarasë dhe Berlinit ka dallime të thella mbi shumë çështje, siç është liria e medias dhe sa i përket arrestimit të gazetarit gjermano-turk, Deniz Yucel, raporton Reuters.

Sidoqoftë, ajo tha se Gjermani vazhdon të jetë e përkushtuar për lirinë e medias, për shpehjen e mendimit dhe do të vazhdojë të lejojë politikanët turk të bëjnë fushatë në Gjermani për referendumin për ndryshimet kushtetuese, por këto vizita duhet të njoftohen me kohë dhe të respektojnë ligjet gjermane.

6 COMMENTS