Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja janë marrë vesh për ndarjen e ministrive, por ende nuk i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet rreth pozitës së presidentit.
Pavarësisht faktit që seanca për konstituimin e kuvendit është paraparë të mbahet më 26 dhjetor, palët negociuese akoma nuk e kanë caktuar takimin e radhës për të diskutuar rreth marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Ka mbetur edhe një javë deri te dita kur është caktuar të mbahet seanca për konstituimin e legjislaturës së shtatë të kuvendit të Kosovës, megjithatë LVV-ja dhe LDK-ja ende nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje. Këto dy subjekte deri tash janë dakorduar për ndarjen e dikastereve qeveritare, por jo edhe për pozitën e presidentit, shkruan sot gazeta Zeri.
Partitë negociuese kanë rënë në ujdi që LDK-së t’i takojë Ministria e Punëve të Brendshme, ajo e Infrastrukturës, Ministria e Bujqësisë, ajo e Arsimit dhe Ministria e Mbrojtjes. Ndërkohë, në rast të arritjes së marrëveshjes finale LVV-ja pritet t’i udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme, të Shëndetësisë, Ministrinë e Drejtësisë, të Financave dhe atë të Zhvillimit Ekonomik. Se ndarja është bërë kësisoj për gazetën “Zëri” e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Shperndaje lajmin Merren vesh në ndarjen e ministrive, barrikadim te presidenti ne facebook, twiter, google+ etj.net.

2 COMMENTS

Comments are closed.