Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Liberman ka thënë se mes Hamasit dhe Izraelit në çdo çast mund të shpërthejë konflikt i ri i armatosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shtypit izraelit, Liberman, i cili ka vizituar vendbanimet në kufi me Rripin e Gazës, është takuar më krerët e bashkive në rajon. Liberman ka pohuar se “qetësia relative” në vendbanimet në kufi “është mashtruese” dhe se “Mes Hamasit dhe Izraelit në çdo çast mund të shpërthejë konflikt i ri i armatosur”.

Liberman është shprehur se Hamasi dhe grupet e tjera në Gaza nuk kanë hequr dorë nga dëshira për ta dëmtuar Izraelin. Ai ka shtuar se ekuilibrat e fuqive nuk janë në favor të Hamasit dhe se ata do të paguajnë çmim të rëndë nëse veprojnë kundër Izraelit.

Ai ka shtuar se në rast të ndryshimit të ekuilibrave të fuqive, Hamasi nuk do të hezitojë asnjë çast për ta sulmuar Izraelin.

Ndryshe, si pasojë e sulmit të fundit izraelit ndaj Gazës së bllokuar prej vitesh që filloi më 7 korrik të vitit 2014 dhe zgjati për 51 ditë me radhë, jetën humbën 2.158 palestinezë, ndërsa mbi 11 mijë persona u plagosën. Gjatë sulmeve në fjalë, mijëra ndërtesa u rrënuan tërësisht, kurse dhjetëra mijëra të tjera u dëmtuan.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/mes-izraelit-dhe-hamasit-mund-te-shpertheje-konflikt/ […]

Comments are closed.