Punësuar nga M.V. Galt dhe Co në Uashington, DC, Dillon po riparonte orën e presidentit, ditën kur forcat aleate goditën në Fort Sumter, gjë e cila çoi në Luftën Civile Amerikane.

Mesazhi do të mbetej i fshehur, derikur Smithsonian e hapi mekanizmin e sahatit, në vitin 2009.

Mbishkrimi i Dillonit shkruante: “Armë e parë është shkrepur. Skllavëria ka vdekur. Falë Zotit, ne kemi një president që të paktën do të përpiqet”.

Dillon dhe presidenti nuk u takuan asnjëherë, dhe Lincolni kurrë nuk e pa mesazhin e fshehur brenda mekanizmit të sahatit të tij.

Në vitet 1850, Lincoln e bleu orën e floririt nga George Çaterton, një argjendar në Springfield, Illinois.

Lincolni ish i prirur që të mos mbante gjëra për t’u dukur, por ajo orë ari ishte shenjë e karrierës së tij të shquar në fushën e ligjit.

Në vitin 1958, stërnipi i presidentit të 16-të, Lincoln Isham, ia dhuroi orën muzeut Smithsonian.

4 COMMENTS