Pas deklaratave të Mimi Kodhelit në Facebook për homologun e saj grek, Panos Kammenos, vjen edhe hakmarrja poshtëruese për të.

Media helene “militaire.gr” që merret kryesisht me lajme që kanë të bëjnë me ushtrinë dhe Ministrinë e Brendshme, kanë publikuar sot një shkrim në të cilin thuhet se Kodheli para 25 vitesh ose diçka më tepër ka ushtruar profesionin e kërcimtares në një klub natë në Athinë, në rrugën “Singru”, e famshme për prostitucion.

“Të gjithë bien dakord në pikën se ajo është një zonjë tepër tërheqëse. E cila para 25 vitesh, ose diçka më tepër ishte një kërcimtare bukuroshe në një lokal nate në rrugën “Singru”.”

Në shkrim e gjatë grekët i kujtojnë Kodhelit kohët kur vendi i saj ishte në kaos dhe bashkë më të, mijëra shqiptarë të tjerë emigruan drejt fqinjëve për një jetë më të mirë.

“Zonja Kodheli e di më mirë se kushdo se vendi i saj nuk mund të jetë kërcënim ushtarak për të gjithë zonës. E mirë do ishte që të këshillonte kryeministrin se pavarësisht flirteve që ka me perëndimin dhe ndihmën e tyre ushtarake, sërish nuk ka ushtri të besueshme. Për këtë arsye deklaratat publike të qeverisë shqiptare duhet të jenë shumë herë më të buta. Megjithëse kjo nuk do ti pëlqejë, udhëheqësin të dytë të Tiranës, Erdoganit.”- shkruhet në median greke.

Po në të njëjtin shkrim i kërkohet Mimi Kodhelit të mos ndjek me kaq besim të verbër Ramën, dhe të harrojë të kaluarën e saj.

“Kodheli si një zonjë e shkolluar nuk mund të mbështesë hapur fashistët e fshehur nën petkun e çamëve.”

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: epavarura.com/mimi-kodheli-para-25-vitesh-kercente-ne-tub-ne-klubet-e-athines/ […]

Comments are closed.