Minarja ‘Jam’ në Afganistan admirohet nga shumë vetë për bukurinë e dhe dizajnin e saj kompleks. Kulla me një lartësi prej 64 metrash është edhe sot në gjendje të mirë, ndonëse është ndërtuar diku në shekullin XII ose XIII-të, duke përdorur tulla të pjekura.

Dekorimet e dhe mbishkrimet e ndërlikuara janë ende të dukshme. Vetëm kjo ishte e mjaftueshme për ta shpallur atë një Trashëgimi Botërore të UNESCO-s. Data e panjohur e ndërtimit të minares, e bën të paqartë funksionin e saj. Një mbishkrim vëren kur është ndërtuar minarja, por s’mund të lexohet me siguri.

Ne dimë vetëm se kulla është ndërtuar nga dinastia Ghorid në kulmin e lavdisë së saj, kur sundonte mbi territoret e Iranit Pakistanit, Afganistanit dhe Indisë së sotme. Teoria më intriguese në lidhje me minaren e Jam-it,është se ajo mund të ketë përkitur qytetit të humbur të Firozkohut.

Gjithashtu i njohur si Mali Turkuz, qyteti ishte kryeqyteti i dinastisë Ghorid dhe një nga më të mëdhenjtë në botë. Por u shkatërrua plotësisht nga Ogedei Khan, i biri i Xhengisit, edhe vendndodhja e tij humbi përgjithmonë. /bota.al

5 COMMENTS

Comments are closed.