Ministri indian i Turizmit Mahesh Sharma deklaroi se turistet të cilat vizitojnë Indinë “nuk duhet të veshin minifund” dhe se “kultura indiane në masë të konsiderushme dallon nga ajo perëndimore”.

Duke folur për turistet, Sharma shtoi se ato “nuk duhet vet të shëtisin natën në qytetet e vogla indiane për shkak të sigurisë së tyre”.

Sipas ministrit indian, në qytetin mesjetar Agra, në të cilin ndodhet Taj Mahal, turisteve u jepen “udhëzime” për sigurinë e tyre.

“Ne edhe përskaj mirëseardhjes u japim edhe udhëzime, të mos shëtisin vetëm gjatë mbrëmjes, të mos veshin minifunde, duke fotografuar shenjat e regjistrimit të automjetit në të cilin ulen”, tha Sharma, duke shtuar se “kultura indiane dallon nga ajo perëndimore”.

Kur është fjala për “udhëzimet e mirëseardhjes” në vendet më të mëdha turistike në Indi, qeveria indiane i prezantoi vitin e kaluar.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: epavarura.com/ministri-indian-turizmit-turistet-nuk-duhet-te-mbajne-minifunde/ […]

Comments are closed.