ministria-e-financave (1)

Ministria e Financave po mbikqyr tentativat apo nxitjen që u bëhet punonjësve të tjerë për t’u bërë pjesë e fushatës zgjedhore.

“Grupet e punës po vazhdojnë inspektimet intensive në drejtoritë e përgjithshme dhe ato rajonale kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës, Berat, Kapshticë dhe Morinë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat këtë të mërkurë.

Po kështu, sipas ministrisë së Financave, po mbahen nën mbikëqyrje të rreptë edhe grupet e antikontrabandës të cilat operojnë në akset e këtyre zonave doganore.

Ministria e Financave i bën thirrje administratës që të zbatojë me korrektësi maksimale të gjitha rregullat e parashikuara nga v.k.m për ndalin e pjesëmarrjes së punonjësve të administratës në fushatë zgjedhore dhe çdo urdhër tjetër të dalë në funksion të tij, dhe të mos bjerë preh e nxitjeve publike për t’u përfshirë në fushatën zgjedhore, nga persona të paautorizuar, pasi do të përballen me ndëshkimin më të rreptë që parashikon ligji.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: epavarura.com/ministria-e-financave-mbikeqyrje-te-rrepte-administrates-dhe-grupeve-te-antikontrabandes/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/ministria-e-financave-mbikeqyrje-te-rrepte-administrates-dhe-grupeve-te-antikontrabandes/ […]

Comments are closed.