Ministri i punëve të jashtme të Turqisë në një deklaratë të tij ka bërë të ditur se ndoshta Ankara do t’i lejojë Rusisë që ta shfrytëzojnë bazën ushtarake ajrore “Inxherlik” të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Sputnik e lajmeve njoftoi se Mevlut Çaushoglu, ministri i jashtëm turk, ka ndryshuar menjëherë deklaratat dhe ka thënë sot se ai nuk ka deklaruar që Turqia do e hapte bazën e saj ajrore ushtarake të Inxhirlikut për Rusinë. Ai megjithatë ka shtuar se Turqia është e hapur për bashkëpunimin me Moskën në luftën kundër grupit terrorist ISIS. Kur është pyetur nëse aeroplanët rusë mund ta shfrytëzojnë Inxhirlikun, Çavushoglu ka thënë: “Nuk kam bërë ndonjë koment të tillë”. “Ne kemi thënë se mund të bashkëpunojmë me të gjithë që të luftojmë kundër ISIS”, ka deklaruar ai gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizion. Çavushoglu e ka përsëritur edhe njëherë: “Ne kemi thënë se mund të bashkëpunojmë me Rusinë në të ardhmen gjatë luftës kundër ISIS. Nuk kam bërë komente që i referohen mundësisë që aeroplanët rusë të vijnë në bazën ajrore të Inxhirlikut”.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: epavarura.com/ministria-e-jashtme-e-turqise-ankaraja-ndoshta-mund-ti-lejoje-rusise-shfrytezimin-e-bazes-ajrore-inxherlik/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/ministria-e-jashtme-e-turqise-ankaraja-ndoshta-mund-ti-lejoje-rusise-shfrytezimin-e-bazes-ajrore-inxherlik/ […]

Comments are closed.