Shumë nga ato që ne dimë për fenikasit, na vjen prej armiqve të tyre. Një nga pjesët më të qëndrueshme të propagandës anti-fenikase, ka qenë se ata praktikonin flijimin e fëmijëve. Josephine Quinn, e Universitetit të Oxfordit ka zbuluar se ka të vërtetë pas këtyre rrëfimeve sensacionale. Për të kërkuar mbështetjen e Perëndive, fenikasit sakrifikonin foshnjat dhe i varrosnin bashkë me dhurata dhe mbishkrime rituale, në varreza të posaçme. Flijimi i fëmijve nuk ishte i zakonshëm dhe u rezervohej elitave, për shkak të kostos së lartë të djegies.

Arkeologët kanë zbuluar varre flijimi të fëmijëve rreth Carthage në Tunizinë e sotme, dhe koloni të tjera fenikase në Sardenjë dhe Sicili. Të emërtuar sipas rrëfimit të Biblës për një vend flijimi, këto “tofete” përmbajnë urna të mbushura me trupa të vegjël. Ndërsa disa e shohin këtë si provë definitive të flijimit të fëmijëve, të tjerë sugjerojnë ky është nderimi për foshnjat që vdisnin menjëherë pas lindjes. Quinn nuk është dakord, pasi ajo ka prova arkeologjike, epigrafike dhe dëshmi letrare, që mbështesin sakrificën e fëmijëve.

6 COMMENTS