Kur kanë kaluar 18 vjet nga finalja e Botërorit Francë-Brazil 3-0, pritet të hapet një hetim për çështjen “Ronaldo”.

Sulmuesi brazilian nuk ishte në formën e tij më të mirë në atë finale të humbur nga skuadra amerikano-jugore ndaj skuadrës së vendit organizator të Botërorit 1998.

Sipas medias sportive online “Dream Team”, kjo pritet të jetë ngjarja më e madhe sportive në botë.

braziliNë një skuadër të mbushur me yje, Ronaldo nuk mundi të shmangte humbjen e Brazilit, ndërsa para takimit ishte në dyshim për të luajtur ose jo kundër Francës.

Spekulimet e egra në mediat e huaja nuk munguan, ndërsa të gjitha nxituan të gjenin arsyen se përse lojtari më i mirë në botë rrezikonte të humbte ndeshjen e karrierës.

Si fillim u spekulua se kishte pësuar një dëmtim në gju, por më pas u shfaq në formacion.

Por, ajo çfarë ka ndodhur në të vërtetë atë ditë, mund të jetë ndoshta historia më interesante dhe më dramatike e futbollit në botë. Pak çaste pas drekës, disa orë para finales, Ronaldo pësoi një krizë të rëndë në hotelin ku ishte grumbulluar ekipi i Brazilit. “Fenomeni” përplaset në tokë dhe filloi të të nxirrte shkumë nga goja.

Roberto Karlos ishte i pari që e pa në atë gjendje Ronaldon dhe bërtiti me të madhe duke kërkuar ndihmë. Edmundo dhe Cesar Sampaio përpiqen t’i vijnë në ndihmë sulmuesit, ndërsa i nxjerrin gjuhën jashtë duke shmangur një tragjedi.

Ronaldo ra në gjumë, pasi mori ndihmën e stafit mjekësor të skuadrës. Mjeku i ekipit, Lidio Toledo u largua nga dhoma duke qarë, pasi besonte se situata shëndetësore e “Fenomenit” ishte potencialisht serioze.

Kur Ronaldo u zgjua asnjë nga bashkë-lojtarët e tij nuk i tregoi për atë çka kishte ndodhur.

Megjithatë, pasi u bë e qartë se Ronaldo po kalonte një gjendje shëndetësore aspak të mirë, atij iu kryen disa teste të specializuara mjekësore, neurologjike dhe kardiake.

Analizat dolën mirë për sulmuesin brazilian dhe Ronaldo u rikthye në ekip në momentin e fundit, pavarësisht kundërshtimit nga disa pjesëtar të stafit të ekipit.

20 Jun 1998:  A close-up of Ronaldo's boots in the match between Brazil v Norway in the 1998 World Cup played in Marseille, France  Mandatory Credit: Ben Radford /Allsport

20 Jun 1998: A close-up of Ronaldo’s boots in the match between Brazil v Norway in the 1998 World Cup World

Teoria kryesore është ai i një komploti nga sponsori teknik “Nike” që detyroi përfshirjen e Ronaldos në ekipin e Brazilit për finalen kundër Francës.

Disa pohojnë madje se ka pasur një klauzolë sekrete në kontratë dhe se Brazili ishte i detyruar për të aktivizuar Ronaldon në finalen e Botërorit me çdo kusht.

Një tjetër teori është se episodi që i ndodhi “Fenomenit” ishte rezultat i stresit intensiv apo një gjendje mjekësore të vështirë, shfaqur pas një sekreti që Ronaldo e kishte mbajtur gjatë gjithë jetës së tij.

Roberto Karlos ka thënë se, gjatë fazave të fundit të turneut, ai e kishte kapur shokun e tij të ekipit duke qarë me dënesë.

Të tjerë thonë se Ronaldo ka reaguar keq ndaj një injeksioni në gjurin e tij. Disa madje spekuluan se ai ishte helmuar.

PARIS, FRANCE - JULY 12:  WM FRANCE 1998, FINALE, Paris; BRASILIEN - FRANKREICH (BRA - FRA) 0:3; TOR zum 0:1 durch Zinedine ZIDANE/FRA  (Photo by Bongarts/Getty Images)

PARIS, FRANCE – JULY 12: WM FRANCE 1998, FINALE, Paris

Zërat qarkullojnë gjithashtu se gjithçka ishte punë e Ronaldos për të shënuar Zinedine Zidane dhe se gjendja e tij ishte pjesë e një ndeshjeje të fiksuar dhe të trukuar që përfshin FIFA-n në një ryshfet për 18 milionë paund.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: epavarura.com/misteri-ronaldo-ne-finalen-e-france-1998-ne-hetim-teorite-konspirative-qe-nga-helmimi-presioni-nike-dhe-trukimi-mundshem/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/misteri-ronaldo-ne-finalen-e-france-1998-ne-hetim-teorite-konspirative-qe-nga-helmimi-presioni-nike-dhe-trukimi-mundshem/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you will find 17164 more Information to that Topic: epavarura.com/misteri-ronaldo-ne-finalen-e-france-1998-ne-hetim-teorite-konspirative-qe-nga-helmimi-presioni-nike-dhe-trukimi-mundshem/ […]

Comments are closed.