Fasti i Anastasia Romanovës (1901-1918), vajza e katërt të e Carit të Rusisë Nikolla II dhe Careshës Aleksandra, ka qenë një nga misteret më të mëdha të shekullit XX, ndërsa pati shumë nga ata që besonin se gruaja e re, edhe pse nuk dihet se në ç’mënyrë, kishte arritur t’i shpëtonte ekzekutimit masiv në natën ndërmjet 17-18 korrikut 1918 që zhduku familjen e saj.

E vështirë, pothuajse e pamundur të besohet që dikush mund të ketë qenë në gjendje t’i shpëtonte tërbimit të verbër e vrastar të bolshevikëve, por u mendua, si hipoteza më e besueshme, se bizhuteritë e qepura nën fustan me qëllim shmangien e vjedhjes së tyre, formuan një mburojë të padepërtueshme ndaj shiut të plumbave që ra mbi Romanovët; dikush i paidentifikuar, do ta kishte shpëtuar vajzën pak më vonë.

Për dekada me radhë, dyshimi u ushqye nga mungesa e vendndodhjes së varrt të përbashkët të familjes perandorake, dhe nga shfaqja e grave të ndryshme që pretendonin se ishin dukessha; njëra prej tyre, Ana Anderson, ishte ajo që arriti të tërheqë vëmendjen e opinionit publik dhe mbushë faqet e gazetave, deri kur u zbulua se në fakt bëhej fjalë për një shtetase polake të arratisur nga një spital psikiatrik gjerman.

Pra çfarë ka ndodhur në realitet me Anastasian? Me rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, u zbulua edhe vendodhja e eshtrave të Romanovëve, të gjetura pranë Ekaterinburgut, ku ishin hedhur me urdhër të Leninit; analizat e kryera konfirmuan identitetin e tyre, por u konstatua se mungonin dy trupa, ato të Marias dhe Alekseit të vogël, vetëm 13- vjeç në kohën e ekzekutimit. Ky dyshim i fundit ra në vitin 2008, kur trupat e dy fatkeqeve u gjetën në një vend jo shumë larg nga ai në të cilën qenë varrosur anëtarët e tjerë të familjes. Pra në dritën e këtyre zbulimeve, tashmë dihet me siguri se Anastasia e bukur dhe e pafajshme, pati të njëjtin fat tragjik të të afërmve të saj. Kur u vra në korrik të vitit 1918, ajo ishte vetëm 17-vjeç. /

5 COMMENTS

Comments are closed.