Një 92-vjeçare kiliane i ka shokuar mjekët, te të cilët u paraqit për vizitë me ankesën për dhimbje në zonën e barkut. Doktorët i bënë të gjitha ekzaminimet dhe zbuluan se gruaja kishte një masë të panjohur në bark.

Duke menduar se mund të ishte një tumor, ata bënë ekzaminime të mëtejshme dhe zbuluan se masa ishte një fakt një fetus i mumifikuar, i cili ishte krijuar rreth 50 vite më parë.

“Fetusi ishte zhvilluar deri në një farë pike dhe më pas kishte vdekur në barkun e gruas”, shpjeguan mjekët e spitalit të San Antonios, qytet bregdetar në rajonin e Valparadisos.

Kjo nuk është hera e parë në mjekët zbulojnë raste të tilla te gratë në moshë. Megjithatë nuk ka të dhëna për raste të ngjashme në paciente mbi 90 vjeçe.

Për të hequr masën duhet një ndërhyrje kirurgjikale, por për shkak të moshës së avancuar të gruas, një e tillë mund t’i rrezikojë jetën.

Për këtë arsye, mjekët i kanë dhënë medikamente për qetësimin e dhimbjeve dhe i bëjnë kontrolle të herëpashershme.