Mjeku i Muhamed Ali, tha se boksieri e kishte pasur tejet të vështirë vitin e fundit para vdekjes.

Tre herë kampion i botës për peshat e rënda, Ali vuante nga sëmundja e parkinsonit prej 32 vitesh, transmeton oranews. Ai vdiq në moshën 74 vjeçare “për shkaqe të papërcaktuara natyrore”, si shkruante familja.

“Javën e kaluar ka qenë veçanërisht e vështirë”, ka thënë Abraham Lieberman, i cili ishte me boksierin në orët e fundit para se të ndërronte jetë.

“Kjo u bë e qartë, Zoti e donte atë dhe ne të gjithë u pajtuam”. Mjeku Lieberman duke folur për programin Sportsweek të Radio 5 të BBC, tha se ai nuk ishte një njeri i zakonshëm dhe se i trajtonte me drejtësi çdo kënd, pavarësisht nëse ishte njeri i famshëm apo njeri i thjeshtë.

“Kam humbur një mik të madh”, tha ai. Lieberman, drejtor i Qendrës së Parkinsonit në Arizona, hodhi poshtë pretendimet se boksi ishte përgjegjës për sëmundjen e Ali.

“Unë nuk mendoj se kjo e ka ndihmuar, por unë mendoj se ai ka zhvilluar atë ngadalë në vite”, tha ai. “Njerëzit që zhvillojnë Dementia Pugilistica zakonisht vdesin brenda tre ose katër vitesh, por ai e kishte Parkinsonin mbi 30 vite”.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: epavarura.com/mjeku-qe-ishte-muhamed-ali-deri-ne-sekondat-e-fundit-tregon-prapaskenat/ […]

Comments are closed.