Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini ka thënë të shtunën në Sarajevë se Bosnja dhe Hercegovina ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit Evropian dhe se paqja e stabiliteti janë me rëndësi të madhe.

Pas takimeve me anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe anëtarët e Këshillit të ministrave të këtij vendi, ajo së bashku me kryesuesin e Këshillit të ministrave Denis Zvizdiq i është drejtuar publikut duke thënë se Bosnja dhe Hercegovina pas vetes ka arritur rezultate të prekshme.

Vizita e Mogherinit në Bosnjë dhe Hercegovinë vjen në kuadër të turneut të saj diplomatik nëpër vendet e rajonit gjatë të cilës ka vizituar edhe Kosovën.

The post Mogherini: Bosnje dhe Hercegovina ka arritur progres të madh drejt BE-së appeared first on Telegrafi.

3 COMMENTS